Lajme Zone
Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, identifikohet autori
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, identifikohet autori

Ndërkohë nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të një 65-vjeçari. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale. LEXO edhe...Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për "vrasje në tentativë të policit"! Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur (EMRAT+VIDEO) Ndërkohë nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj. R.Xh/ReportTv.al policia Tirane shperthim shperthim me tritol Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.5% Nuk e di 8.2% Vota total: 571 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?