Lajme Zone
Protestuesit përzunë militantët e PD-së/ Ish-deputetja demokrate kritika Berishës: Opozita nuk ekziston, refuzon të dëgjojë qytetarët!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit përzunë militantët e PD-së/ Ish-deputetja demokrate kritika Berishës: Opozita nuk ekziston, refuzon të dëgjojë qytetarët!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj, ka kritikuar ashpër Sali Berishën dhe opozitën, pasi këta të fundit futën militantët demokratë në mesin e protestuesve te Ministria e Arsimit. Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Nebijaj tha se opozita nuk ekziston dhe se sipas saj kreu i PD-së refuzon të dëgjojë qytetarët, edhe pse këta të fundit e kanë bërë të qartë se nuk duan që protest

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj, ka kritikuar ashpër Sali Berishën dhe opozitën, pasi këta të fundit futën militantët demokratë në mesin e protestuesve te Ministria e Arsimit. Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Nebijaj tha se opozita nuk ekziston dhe se sipas saj kreu i PD-së refuzon të dëgjojë qytetarët, edhe pse këta të fundit e kanë bërë të qartë se nuk duan që protesta e tyre të përvetësohet nga partitë politike. Sipas saj, qëndrimi i Berishës po krijon tensione të tjera, në një kohë kur vëmendja duhet të jetë te kërkesat e të rinjve dhe ndryshimi që qytetarët presin nga protesta. LEXO edhe...Protestat në Tiranë/ Avokati i Popullit: Intervistimi i të miturve s’regjistrohet “Një pushtet që nuk ka më besimin e qytetarëve dhe një opozitë që nuk ekziston dhe refuzon të dëgjojë qytetarët ishte ajo çfarë na u përcoll sot. Një kryetar partie në opozitë që ende nuk do të dëgjojë dhe të marrë asnjë vendim që shkakton edhe tensione të mëtejshme në një situatë krejtësisht të paqartë për atë se cili duhet të jetë fokusi në ditë si këto”, u shpreh Nebiaj në “Goca dhe Gra”. Deklarata e saj vjen pas protestës të së shtunës, kur militantët dhe deputetët e PD-së marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t'iu bashkuar të rinjve. Këta të fundit i refuzuan, duke krijuar një kordon për të penguar bashkimin dhe duke thirrur “Opozita jemi ne” dhe “Berisha në burg”. SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Ori Nebiaj sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.6% Nuk e di 8.2% Vota total: 575 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?