Lajme Zone
Islami politik del nga hija e flamingove
PolitikëPamfleti

Islami politik del nga hija e flamingove

Bëhet fjalë për një formacion me tipare të islamit politik, i cili ka arritur të shfaqet si një nga zhvillimet më të dallueshme të kësaj periudhe. Ka emër, platformë, logjikë politike dhe një drejtuese që, duhet thënë, është promovuar më shumë se çdo figurë tjetër e këtij revolucioni, për të cilin thuhet se nuk ka as emër, as fytyrë dhe as numër.

Laura Kërtalli / “Rinia Nacionaliste” dhe Laura Kërtalli po dalin nga konfuzioni i protestave si formacioni më i qartë i islamit politik, me një platformë që i merr referencat nga Lindja dhe ligjërimi neootoman... Përmes konfuzionit të madh politik që shoqëron protestat në vend, ku përplasja ndërmjet faktorëve opozitarë ka arritur kulmin, po kristalizohet një sinjal i qartë politik.

Bëhet fjalë për një formacion me tipare të islamit politik, i cili ka arritur të shfaqet si një nga zhvillimet më të dallueshme të kësaj periudhe. Ka emër, platformë, logjikë politike dhe një drejtuese që, duhet thënë, është promovuar më shumë se çdo figurë tjetër e këtij revolucioni, për të cilin thuhet se nuk ka as emër, as fytyrë dhe as numër. Formacioni quhet “Rinia Nacionaliste”. E drejton Laura Kërtalli, një grua e re, e zgjuar dhe e artikuluar, megjithëse ende jo aq sa kërkon pesha politike që po përpiqet të marrë. Mbulesa islame tregon identitetin e saj fetar, ndërsa qëndrimet publike dhe platforma tregojnë kahun politik që ajo synon të përfaqësojë.

Laura Kërtalli vjen nga Shijaku. Edi Rama i ka dorëzuar medaljen e artë për rezultatet me nota dhjeta në gjimnaz. Sot ajo po shfaqet si drejtuesja më e promovuar e revolucionit të flamingove. Televizionet kryesore e ftojnë vazhdimisht dhe i japin një hapësirë që nuk e ka marrë asnjë figurë tjetër e protestës.

Laura nuk po paraqitet thjesht si zë i opozitës së re. Qëndrimet që publikon në rrjetet sociale e afrojnë më shumë me erdoganizmin politik dhe ligjërimin neootoman. Në faqet e saj, çështjet e Izraelit zënë më shumë hapësirë sesa problemet politike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve në Izrael, ajo shkroi:

“Zgjedhjet në Izrael i treguan botës se Benjamin Netanyahu nuk është rastësisht kreu i qeverisë, por politikani me mbështetjen më të madhe në vend. Ato treguan se gjenocidi dhe vrasjet e fëmijëve kanë mbështetjen e shumicës së popullit izraelit.

Duke iu afruar fundit të numërimit të votave, koalicioni i drejtuar nga Netanyahu ka marrë deri tani 54 deputetë dhe opozita 47 deputetë.

Izraeli ka zgjedhur rrugën e dhunës dhe të ekstremizmit, gjë që e bën fillimisht atë vetë të kërcënuar prej saj, duke qenë në mes të një rajoni ku nuk e duan.

Netanyahu është si Millosheviçi. Ekstremizmi dhe dhuna e Millosheviçit sollën dhunë të mëtejshme dhe, si pasojë, shpërbërjen e Jugosllavisë. Ashtu si Millosheviçi, edhe Netanyahu është kërcënimi kryesor për Izraelin”.

Pra, sipas Laurës, problemi nuk kufizohet te Bibi. Ajo e shtrin përgjegjësinë mbi Izraelin dhe shumicën e shoqërisë izraelite. Ky nuk është më vetëm një qëndrim kundër Netanyahut. Është një tezë politike shumë më e gjerë, e afërt me ligjërimin që përdor prej vitesh Rexhep Tajip Erdogan.

Kërtalli del në shesh si një nga fytyrat e protestës, por njëkohësisht përfaqëson një forcë politike të shpallur publikisht, me emër, organizim dhe një dekalog të vetin. Ajo nuk përbën më thjesht një zë të veçuar brenda turmës.

Islami politik po shfaqet kështu si një nga produktet më të qarta të këtij revolucioni. Ndërsa forcat e tjera opozitare luftojnë për sheshin, për kamerat dhe për tryezën e ardhshme politike, ky grupim po ndërton identitetin e vet, me një platformë që i merr referencat kryesore nga Lindja./Pamfletiislami politik del nga hija e flamingove pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kush vjen po iku Rama? 1 Nëntor 2026, 10:1010:10Politike Protestat në Tiranë, ish-ministri i Jashtëm: Ramën dhe Berishën mund t’i largojë vetëm vota 1 Nëntor 2026, 09:1409:14Politike Erdogani shqiptar! 31 Tetor 2026, 20:1320:13Politike Nga Tirana në Beograd, si po ndërton Izraeli një rrjet ndikimi në Ballkan 31 Tetor 2026, 18:4018:40Politike Plani amerikano-saudit për ndarjen e Bosnjes dhe frika e një lufte të re në Ballkan 31 Tetor 2026, 14:5514:55Politike “Rama n’burg, Berisha n’burg”, thirrja që tensionoi protestën e studentëve; përplasje verbale mes grupimeve 31 Tetor 2026, 14:0814:08Politike