Lajme Zone
Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi!

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndalonin, por nxënësit nuk e kanë kuptuar pasi ajo u është drejtuar në gjuhën malazeze.

Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi bënë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar në rrugë. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndalonin, por nxënësit nuk e kanë kuptuar pasi ajo u është drejtuar në gjuhën malazeze. Gruaja ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre. LEXO edhe...Itali/ Po transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit me 10 mijë euro! I heq edhe patentën të riut shqiptar Pas denoncimit, policia ka shoqëruar dhe ndaluar katër të rinjtë, të dyshuar për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare. Sipas mediave, katër nxënësit pritet të dalin sot, më 1 nëntor, përpara gjykatës kompetente, ku do të shqyrtohet çështja e tyre. U.D/ReportTv.al mali i zi kotorr shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.6% Nuk e di 8.2% Vota total: 575 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?