Lajme Zone
Protestuesit përzunë demokratët/ Djali i Sali Lushajt zhgënjehet me Sali Berishën: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit përzunë demokratët/ Djali i Sali Lushajt zhgënjehet me Sali Berishën: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën

Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Lushajt, duket se është zhgënjyer pas protestës të së shtunës kur protestuesit refuzuan bashkimin me militantët e Partisë Demokratike dhe i larguan ata nga tubimi para Ministrisë së Arsimit.

Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Lushajt, duket se është zhgënjyer pas protestës të së shtunës kur protestuesit refuzuan bashkimin me militantët e Partisë Demokratike dhe i larguan ata nga tubimi para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në Instagram, Stresi i cili i është bashkuar disa protestave të organizuara nga Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se është i zhgënjyer nga mënyra se si po zhvillohen protestat, duke pretenduar se nuk ekziston vullneti për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. LEXO edhe...‘Policia ka dhunuar protestuesit’- PL: Të rinjtë po përballen me gaz, plumba gome e shkopinj! Çdo përdorim i tepruar i forcës nga efektivët, duhet të hetohet në mënyrë të pavarur (VIDEO) “Nuk duan me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet, nesër jua shpjegoj që s'duan me e rrëzu Edi Ramën. Dhe jua shpjegoj pikë për pikë”, shkruan reperi. Ai shprehet se është lodhur nga pjesëmarrja e përditshme në protesta dhe refuzon të bëhet kokë turku, duke theksuar se për të rrëzuar qeverinë nevojitet një kryengritje. “Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu. Ndryshe, përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull, e të shtyp e të dhunon”, shkruan Stresi. Në një tjetër postim në Instagram, reperi ka treguar se është larguar drejt Barit. SI.E./ReportTv.al stresi protestat kunder qeverise sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 584 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?