Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00, në Sheshin “Skënderbeu”. Përmes një postimi në Facebook, Aliu thekson se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës. LEXO edhe...Protestat në Tiranë, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes: Nuk hedhim gurin e fshehim dorën, Kosova s’është rivale e Shqipërisë (VIDEO) Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave. “Albin Kurti, ditët e llogaridhënies kanë ardhur! Nesër nuk dalim për parti, por për qytetarët, për familjet tona dhe për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në mesazhin e Aliut. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Republika është e qytetarëve!”. U.D/ReportTv.al Albin Kurti kosove Durim Aliu Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.5% Nuk e di 8.2% Vota total: 571 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

