Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Krakull” të Libohovës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për familjen Çaushi. Zjarri dyshohet se ka nisur nga soba e gatimit dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët. Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka shkrumbuar plotësisht godinën, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Ndërkohë, pritet që të përcaktohen në mënyrë të plotë shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe vlera e dëmeve të shkaktuara. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

