Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në intervistën e dhënë për Syri Tv, me gazetarin Çim Peka, ka folur dhe për kërcënimet ndaj tij.
Kërcënime për të cilat, Ahmetaj tha se herën e fundit i kanë ardhur nga zona shumë të nxehta të lidhura me trafikun në Shqipëri.
Ahmetaj u shpreh se nuk merret me familjen e askujt, por do të merret me të gjithë ata që kanë bërë intriga ndaj tij. “Nuk merrem me fëmijët dhe gratë e askujt, siç janë marrë me familjen time. Kam pagesat e shkollave të gjithë dynjasë, ministra dhe ish-ministra. Genocid nuk bëj me asnjë familje. Do merrem me ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do merrem në të gjitha mënyrat ligjore. Më kanë kërcënuar. Sms e fundit janë nga zona shumë të nxehta të lidhura me trafikun në Shqipëri”, tha Ahmetaj. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

