Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, tha sot se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, festoi kur doli firma e arrestit për ish-zyrtarin.
Në intervistën me gazetarin Çim Peka, Ahmetaj tha se Veliaj hapte shishet me Ëhiskey me drejtorët e tij, të gjithë të përfshirë në aferën “5D”. “Është fakt që Erion Veliaj, ditën që ka dalë firma e arrestit për mua, ka hapur një shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku sepse “5D” është vepër e Veliajt. Këta do festonin, Erioni do hapte shishe tjetër nëse do shkoja në burg”,-thaAhmetaj./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

