Arben Ahmetaj Ka nisur intervista e pestë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra. Që në minutat e para, përballja është fokusuar te SPAK-u dhe sistemi i drejtësisë, të cilin Ahmetaj e cilësoi “të deformuar”, por duke refuzuar të vendosë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në të njëjtën kategori. Arben Ahmetaj e ka nisur intervistën e tij të re nga Zvicra me drejtësinë dhe raportin e tij me SPAK-un.
I pyetur se cila është “fotografia momentale” e tij në raport me Prokurorinë e Posaçme, Ahmetaj kërkoi ta zgjeronte përgjigjen përtej SPAK-ut, duke folur për të gjithë sistemin e drejtësisë.
“Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë. Edhe gjatë bisedës sonë do t’u referohem segmenteve të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t’i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes”, tha ai në “Çim Peka Live”. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se, pavarësisht kritikave të tij ndaj sistemit, vazhdon të besojë se brenda drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë që mund të kontribuojnë në atë që ai e konsideron rivendosjen e funksionimit kushtetues.
“Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues, në drejtësinë e deformuar që ekziston sot”, tha ai.
Arben Ahmetaj ka vënë në pikëpyetje procesin e vetingut, duke pretenduar se persona me lidhje politike dhe familjare kanë pasur ndikim apo rol në këtë proces.
Pa u ndalur te emrat e përmendur gjatë bashkëbisedimit, Ahmetaj e cilësoi situatën si dëshmi të një deformimi të reformës në drejtësi.
“Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses. Një investim i cili deformohet, duhet korrigjuar. Kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e Kryeministrisë shkon në veting. Dy, motra e plaçkitëses dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës”, deklaroi Ahmetaj”, deklaroi Ahmetaj.
Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri tha se vazhdon të ketë besim te Shtetet e Bashkuara, vendet partnere, si dhe te institucionet më të larta të sistemit gjyqësor shqiptar.
“Unë sot prapë kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare dhe shpresoj e kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi”, tha Ahmetaj.
Më tej ai ashpërsoi akuzat ndaj SPAK-ut, duke theksuar se kritikat e tij nuk drejtohen ndaj të gjithë institucionit, por ndaj asaj që vazhdimisht e përkufizoi si “segmente” brenda tij dhe sistemit të drejtësisë.
“Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që edhe Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë”, deklaroi ish-zëvendëskryeministri.
Intervista
Pyetje: Gjëja që më lodh më shumë në çdo intervistë me personazhe shumë të rëndësishëm është kur mhen të lënë dhe një kanal mirësie apo besimi ndaj një institucioni. Më thuaj një emër gjyqtari që ty të bind në këto shtatë vjet apo një emër prokurori. Se kjo “kurrë nuk do t’i fusja të gjithë në një thes”...
Ahmetaj: Shiko, e vërteta është shumë e rëndësishme, si mirësia apo sesa eleganca. Mirë, meqenëse nuk do t’i fusësh të gjithë në një thes, më thuaj një emër gjyqtari apo prokurori të SPAK-ut që ty të bind në këto shtatë vjet?
Nuk shquhem për ndonjë elegancë në denoncimet e mia. Shquhem, fatmirësisht, me ndihmën e dokumenteve, me ndihmën e shumë qytetarëve, me ndihmën e shumë administratorëve, me ndihmën e shumë ish-punonjësve të shërbimeve, që të kem sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aspak me elegancë...
Pyetje: Por një emër prokurori dhe një emër gjyqtari që ju ka bindur apo keni besim në këto 7 vjet?
Ahmetaj: Një marrëveshje fjale, në qoftë se do të më ndërprisni s’do të arrijmë, do të kemi rrjedhjen, po unë do të vij aty. Të premtoj.
Pyetje: Unë do të ndërpres keq e sigurt, por gjithsesi, një emër gjyqtari dhe prokurori që ju ka bindur në këto 7 vjet.
Ahmetaj: Pra, thashë, do të ketë dhe jo pa qëllim, sepse do të ndodhin shumë ngjarje. Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar.
Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Megjithatë...
Pyetje: Siç pate kur e votove drejtësinë e re dhe që u bëtë kurban i saj...
Ahmetaj: Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.
Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e Kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga...
Pyetje: Mos u flit me emra. Po thoni këshilltarja Sanxhaktari, vajza e mikut Genta Bunga dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut. Këta janë tre personazhet që kanë drejtuar vetingun.
Ahmetaj: Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.
E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime.
Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi.
Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Shqipëria digjet, Rama krihet”, mesazhet pikante nga protesta qytetare (Foto) 7 Shtator 2026, 20:3220:32Politike “Arrestoni Ramën”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 100 të protestave 7 Shtator 2026, 19:5619:56Politike Europa e 2030-ës mund të mos jetë ajo që pret Edi Rama! 7 Shtator 2026, 19:2019:20Politike Rama si ekspert ATP-je, “zbarkon” në Vlorë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë 7 Shtator 2026, 17:4417:44Politike Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit, në fokus harta territoriale dhe pagat e magjistratëve 7 Shtator 2026, 15:5815:58Politike Flamingot kundër pushtetit/ 100 ditë protesta, Rama nuk po i shuan dot 7 Shtator 2026, 15:3315:33Politike

