Një pikturë e rrallë dhe unike e heroit kombëtar Skënderbeut është rikthyer në Fier pas më shumë se pesë dekadash.
E qëndisur me dorë në vitin 1938 në Berat, nga një vajzë e zakonshme e qytetit, piktura “udhëtoi” drejt Fierit si pjesë e pajës së autores, e më pas drejt Athinës, ku pasardhësit e Parashqevisë e ruajtën për ta rikthyer në Fier, si pjesë të koleksionit të vyer të veprave të artit në Muzeun e Fierit.
Portreti i qëndisur nga vajza beratase i bashkohet koleksionit të pikturave të heroit kombëtar, duke e çuar në tre numrin e tyre. Muzeu i Fierit ka një koleksion të pasur me vepra arti. Pjesa më e madhe e tyre ka histori dhe vlera të rralla artistike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet
