Lajme Zone
“Fatmirësisht ka një video demaskuese”, Rama reagon ndaj Arjan Konomit: Gënjeshtër e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Fatmirësisht ka një video demaskuese”, Rama reagon ndaj Arjan Konomit: Gënjeshtër e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot me një video, pretendimit të gazetarit Arjan Konomi, i cili një ditë më parë tha se u shoqërua në komisariat pas një përplasjeje me familjen e kryeministrit në Vuno.

Krahas videos me deklaratës e Konomit, kryeministri Rama publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku ndodhet në shoqërinë e djalit të tij, dhe bashkëshortes Linda Rama, ndërsa dëgjohet gazetari Konomi që drejtohet drejt tyre.

Rama thotë se një video tjetër, tregon një situatë krejt të ndryshme nga ajo e paraqitur publikisht nga Konomi që ai e akuzon për dhunim të lirisë së të tjerëve. Sipas Ramës, gazetari Konomi bullizoi bashkëshorten dhe djalin e tij në mes të rrugës, ndërsa ngjarja u rrëfye krejt ndryshe në kanalet sociale. “Ja sesi për fat të mirë ka edhe një video tjetër, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar”, tha Rama.

Në vijim Rama thekson se “fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi”. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal) Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet