Lajme Zone
Elbasan/ Zjarri përfshin sipërfaqe toke në Gjinar, rrezikohet një banesë dhe biznes
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Elbasan/ Zjarri përfshin sipërfaqe toke në Gjinar, rrezikohet një banesë dhe biznes

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan.

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan.

Zjarri dyshohet se ka nisur pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar një banesë, ku në momentin e përhapjes së flakëve ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.

Fillimisht kanë ndërhyrë banorët e zonës për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse. Aktualisht, zjarri është nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet elbasanzjarr