Lajme Zone
Skënder Minxhozi: Normale që nuk ju pëlqen
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Skënder Minxhozi: Normale që nuk ju pëlqen

Ndryshimet në kodin e procedurës penale po ciflosin paksa plotfuqinë e korporatës së drejtësisë, të asaj korporate që nuk jep llogari për asnjë vendim që merr, që nuk kontrollohet dot nga asnjë institucion dhe që ka fituar një shkallë arrogance e vetëbesimi që i jep forcën dhe vullnetin të shkelë me kembë çdo të drejtë dhe standart.

Nuk ju pëlqen sepse kanë qenë dhe janë të gjithqëfuqishëm, të paktronollueshëm dhe të paapelueshëm në atë që bëjnë. Pushteti absolut nuk e pëlqen lirinë e të tjerëve, por vetëm të vetën. Sidomos ku flitet për persona që shkelin më këmbë majtas-djathtas duke u vetëshpallur specie superiore. Fjala është për prokurorë dhe gjyqtarë të cilët dje u njohën me propozimet e qeverisë për kodin e procedurës penale. Dhe korporata e drejtësisë pasi dëgjoi, reagoi kundër sepse ndjehet mirë me statu-quonë skandaloze të drejtësisë shqiptare. Kemi dhjetë vjet që bërtasim “Rroftë reforma” dhe nuk shohim pasojat e këtij entusiazmi fluturak. Pasoja direkte? Një mal shumëfish më i madh me dosje të pagjykuara. Mbi 60 përqind e popullsisë së burgjeve shqiptare është me status paraburgimi! Më e larta në Evropë, sa dyfishi i Rusisë së Vladimir Putinit! Më tej akoma, korporata e magjistratëve e konsideron normale që në një proces ku është palë, prokurori të ketë të drejtë (dhe këtë të drejtë ja ka dhënë i njëjti Rama dhjetë vjet të shkuara), që të përgjojë e hetojë gjyqtarin dhe gjithkënd tjetër brenda sallës së gjyqit! Dhe këtë ta quajë proces gjyqësor normal sepse “kështu thotë reforma”! Edhe më tej akoma, kjo specie superiore magjistratësh emeton edhe rregullore absurde të marrjes pjesë në procese, që i kthen sallat e gjyqeve në bunker ndaj të drejtës për informim të opinionit publik dhe ndaj avokatëve e të pandehurve të cilët e shohin veten si një orendi e pavlerë në çdo proces gjyqësor. Ka dhjetë vjet që ky kuadrat i shtetit vetëmenaxhohet. Që do të thotë se nuk i jep llogari askujt, në emër të një pavarësie që tashmë është kthyer plotësisht në papërgjegjshmëri. LEXO EDHE:Drafti i KPP/ Gazetarëve i duhet leje nga gjykatë për të botuar detaje nga dosja! Nëse prokuroria refuzon informacionin, hiqet e drejta për ankim te Komisioneri Shoqata e prokurorëve ka reaguar shpejt ndaj ndryshimeve të propozuara për Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të pengojnë dhe vonojnë hetimet. Si për rastësi, aty ju është bashkuar në harkun e pak orëve edhe Sali Berisha, i cili pretendon se këto ndryshime i shkojnë për shtat interesave të momentit të Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste. Paçka se të dyja këto palë, prokurorë e opozitë, e panë formatin mbi të cilën u ndërtua kjo paketë e re ligjore. Panë sesi në krye të tryezës ishte ulur Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, pasuar nga një radhë e gjatë ekspertësh të huaj. Nëse po shkojmë drejt Evropës duhet të aplikojmë edhe garancitë e standartet që ofron Evropa. Përse nuk i pëlqen Sali Berishës dhe prokurorëve fakti që paketa e ndryshimeve në kodin e procedurës penale është hartuar me asistencën dhe mbështetjen e 19 akademikëve dhe magjistratëve nga Italia, Franca dhe Holanda, plus ekspertë të Këshillit të Evropës, si dhe me mbështetjen direkte të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Francës?! Përse vleka më shumë sesa kjo paketë e vonuar korigjuese, fjala e një personi si Berisha i cili prokurorët i ka quajtur lavire, apo edhe qëndrimi i disa magjistratëve të cilët vërtet duan 10 mijë euro rrogë në muaj, por nuk duan të lodhen e përpiqen që t’i bëjnë vend edhe të drejtave të avokatëve e të pandehurve, por duan një proces hetimi e gjykimi si të kohës së Enver Hoxhës?! Ndryshimet në kodin e procedurës penale po ciflosin paksa plotfuqinë e korporatës së drejtësisë, të asaj korporate që nuk jep llogari për asnjë vendim që merr, që nuk kontrollohet dot nga asnjë institucion dhe që ka fituar një shkallë arrogance e vetëbesimi që i jep forcën dhe vullnetin të shkelë me kembë çdo të drejtë dhe standart. Edhe me duart e Edi Ramës e socialistëve që sot shohin sesi magjistratët vijnë në Kuvend dhe ju flasin drejtuesve të parlamentit si xhepistë autobuzash. Prandaj nuk qe e rastit që sot ndaj paketës së ndryshimeve reaguan në kor edhe Sali Berisha edhe prokurorët. Dy palë që historikisht kanë pasur bezdi nga teza e njohur John Stjuart Mill “liria ime mbaron aty ku fillon liria jote”! Dhe dy palë që drejtësinë e duan, secila sipas pozicionit respektiv, iluzive, formale dhe nën kontroll. Ky shtet duhet t’i japë fund një kinse drejtësie e cila parimin e vetëm që njeh është “mbylle brenda e hidhe çelësin në det”. Kjo nuk quhet drejtësi, ky është ndëshkim për statistikë dhe vetëmburrje para gjyqeve mediatike me të cilat nxitet dopamina e shqiptarit të thjeshtë që fërkon barkun e thotë i kënaqur “sa mirë po punojnë çunat”!/ JavaNews R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama kodi i procedures penale reforma ne drejtesi Skënder Minxhozi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72% Jo 23.2% Jam i/e dyzyuar 4.8% Vota total: 1789 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?