Aeroporti i Vlorës / Nga promovimi te konflikti e te 'Timak Aviation'; skenari për t'ia marrë aeroportin Pacollit dhe për t'ia dhënë izraelitëve Yeffet e Federmann Pas promovimit 'me shqiponjë dykrenare' në maj 2025, në gusht nisi konflikti i ortakëve, policia bllokoi punimet dhe ministri Karakaçi paralajmëroi heqjen e koncesionit; ndërsa Rama i dha Shkollën e Aviacionit Elbit Systems, hoqi 10% e Albcontrol nga Air Albania dhe Ron Yeffet me Sinan Idrizin ndryshuan objektin e 'MDN INVESTIMENT' për menaxhim aeroporti. Kjo nuk është rastësi, është skenar për t'ia marrë koncesionin Pacollit dhe për t'ia dhënë miqve izraelitë. Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, kryeministri Rama e serviri dhe e promovoi si investim publik-privat me impakt të madh për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, duke e bërë Shqipërinë vend lider në rajon për transportin ajror.
Më datë 8 maj 2025, në fazën e fundit të punimeve të aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama bëri dhe një "show suksesi e inaugurimi", me uljen e një avioni çarter, duke garantuar fillimin e aktivitetit në sezonin turistik të vitit 2025.
Ai tha: "Shumë urime dhe me këmbë të mbarë gjithë punonjësve të rinj të aeroportit të Vlorës, kjo shqiponjë dykrenare do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti dhe të Shqipërisë."
Por në gusht 2025, vetëm 4 muaj pas këtij promovimi, mes ortakëve Behgjet Pacolli e Valon Ademi nisi konflikti për aksionet e detyrimet financiare mes palëve, konflikt që ka çuar në bllokimin e punimeve, duke e lënë investimin pa përfunduar.
Ndërhyrja e ministrit Enea Karakaçi, me paralajmërimin e heqjes së koncesionit dhe prezenca e policisë që bllokoi punimet, krijuan indicie se konflikti ishte skenar i Edi Ramës dhe grupit të miqve të tij izraelitë, për të marrë koncesionin e aeroportit të Vlorës.
Nuk është rastësore që paralelisht me paralajmërimin e ministrit Karakaçi, ortaku i pjesës 2% të aeroportit të Vlorës, sipas skenarit të Edi Ramës, e futi konfliktin në rrugë gjyqësore, me proceset që vazhdojnë, ndërsa punimet kanë ngecur.
Pazari i Edi Ramës për aeroportin e Vlorës filloi me vendimin për kompanitë që do të merrnin pjesë, duke e ndarë kështu: 58% kompania "Mabco Constructions SA" e Behgjet Pacollit; 40% kompania turke "Yda Insaat Sana Ve Ticaret" dhe 2% kompania "2A Group" e Valon Ademit.
Befas, kompania turke u tërhoq nga ortakëria 40% aksione dhe ia shiti Behgjet Pacollit për 4450 euro, duke e bërë Pacollin zotërues të 98% aksione në koncesionin e aeroportit të Vlorës.
Por 10 ditë para uljes së çarterit në aeroportin e Vlorës, kryeministri ishte në Vlorë me përfaqësuesit e kompanisë "Elbit Systems Ltd" të izraelitit Michael Ilan Yoel Federmann, të cilit i dha koncesionin e Shkollës së Aviacionit me afat për 30 vite.
Më datë 15 janar 2026, me Vendim Nr. 15 të qeverisë, kryeministri Edi Rama i hoqi "Albcontrol"-it pjesën 10% të aksioneve që shteti kishte në shoqërinë "Air Albania" dhe ia kaloi në administrim Ministrisë së Ekonomisë e Inovacionit.
Në shoqërinë "Air Albania", izraeliti Ron Yeffet ka qenë ligjërisht dhe është ortak faktik në hije me Sinan Idrizin, nëpërmjet kompanisë "MDN INVESTIMENT" që zotëron 41% të aksioneve, ndërsa 49% i zotëron kompania "Turkish Airlines" dhe 10% Ministria e Ekonomisë.
Më datë 3 mars 2026, me urdhër të Edi Ramës, u bë marrëveshje e fshehtë ndërmjetësimi mes Ministrisë së Financave, kompanisë "Air Albania" dhe disa kompanive ndaj të cilave Sinan Idrizi ka detyrime, për të shlyer 35 milionë euro borxhe dhe për të mos e kaluar në falimentim.
Në prill 2026, Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet ndryshuan objektin e veprimtarisë së kompanisë "MDN INVESTIMENT", duke e bërë për "financim, ndërtim, kryerje, funksionim e menaxhim i aeroportit, marrja në pronësi e terminalit të ri, zyrave, qendrës së ngarkesave ajrore, pajisjeve të karburantit dhe gjithë infrastrukturës që përfshin koncesioni i aeroportit", kuptohet i Vlorës.
Më datë 20 korrik 2026, "Pamfleti" publikoi dokumentin që vërteton se, më datë 18 qershor 2026, izraeliti Ron Yeffet krijoi kompaninë "Timak Aviation", me objekt aktivitetin e transportit ajror të njerëzve e mallrave të çdo lloji.
Këto veprime e prova krijojnë indicie se janë skenar i Edi Ramës për t'i grabitur koncesionin e Vlorës Behgjet Pacollit dhe për t'ia dhënë miqve të tij izraelitë dhe Sinan Idrizit./Pamfletiaeroporti i vlorës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia Relacioni i Vlora Hysenit me Ergys Agasin nuk është histori rozë; ‘dashuria’ e ka dorëzuar sigurinë kombëtare në duart e krimit 23 Shtator 2026, 13:4513:45Anti-Mafia Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal 22 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia Shkëlqimi dhe rënia e “mikeshës” së Gysit; si u shemb kështjella e kreut të SHISH, mercenare e krimit dhe pushtetit 22 Shtator 2026, 11:1111:11Anti-Mafia A është “eksperti” Vaid Tarja, portofoli me USDT i botës së errët? I skeduar në 4 shtete europiane si mjeshtri i skemave “Ponzi” 21 Shtator 2026, 19:5819:58Anti-Mafia

