Lajme Zone
Edi Rama dekoron fshehurazi ambasadoren e Izraelit, peng i frikës nga Erdogani
PolitikëPamfleti

Edi Rama dekoron fshehurazi ambasadoren e Izraelit, peng i frikës nga Erdogani

Lajmin nuk e ka shpërndarë kreu i qeverisë, siç bën zakonisht me zijafetet e tij diplomatike, por Ambasada e Izraelit. Ajo e publikoi njoftimin në faqen e saj në rrjetet sociale, në një kohë kur Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë.

Edi Rama dekoron ambasadoren e Izraelit Galit Peleg / Heshtja e kryeministrit për një akt zyrtar ushqen qarqet antisemite dhe teoritë konspirative; marrëdhëniet Shqipëri–Izrael nuk mund të varen nga humori politik i një njeriu... Edi Rama ka nderuar ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, me “Medaljen e Mirënjohjes Publike”, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik.

Lajmin nuk e ka shpërndarë kreu i qeverisë, siç bën zakonisht me zijafetet e tij diplomatike, por Ambasada e Izraelit. Ajo e publikoi njoftimin në faqen e saj në rrjetet sociale, në një kohë kur Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë.

“Ishte një nder i veçantë për Ambasadoren Galit Peleg të merrte ‘Medaljen e Mirënjohjes Publike’ nga Kryeministri i Shqipërisë, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e saj në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Marrja e kësaj medaljeje, në përfundim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, përbën një vlerësim domethënës për kontributin e saj dhe për marrëdhëniet e ndërtuara gjatë viteve të shërbimit.

Ambasadorja Peleg largohet nga Shqipëria me mirënjohje dhe me kujtime të veçanta për ngrohtësinë, miqësinë dhe bashkëpunimin që ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Izraelit.

Dekorimi përbën një akt shtetëror dhe zyrtar. Edi Rama e ka ndërmarrë atë si pjesë të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetin hebre, i cili i ka qëndruar pranë vendit tonë, sidomos pas sulmit kibernetik të Iranit.

Atëherë, përse kryeministri nuk e bëri publik këtë akt?

Heshtja e tij ushqen qarqet antisemite dhe teoritë konspirative. Shqipëria duhet t’i ndërtojë hapur marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët e saj.

Në Tiranë veprojnë qarqe politike dhe mediatike armiqësore ndaj Izraelit, disa prej të cilave lidhen me ndikimin e Turqisë së Erdoganit. Pikërisht për këtë arsye, Edi Rama duhet të marrë përgjegjësinë e tij politike. Ai duhet t’i shprehë hapur qëndrimet, pa komplekse, dhe t’u flasë qytetarëve. Heshtja prodhon vetëm teori konspirative.

Kjo duket se përbën modelin e sjelljes së Ramës me aleatët. Ai i ekspozon ose i fsheh marrëdhëniet shtetërore sipas humorit të publikut dhe interesit politik të ditës.

Marrëdhëniet me Izraelin nuk janë çështje personale e kryeministrit. Ato janë marrëdhënie ndërmjet dy shteteve.

Nëse Edi Rama nuk ka kurajë t’i bëjë publike, duhet të aktivizojë institucionet e tjera, Parlamentin, Presidentin dhe strukturat përgjegjëse të shtetit. Shqipëria nuk mund ta identifikojë çdo marrëdhënie ndërkombëtare me humorin, interesin dhe profilin personal të një njeriu./Pamfletiedi rama ambasadorja e izraelit peng i frikës nga erdogani Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shantazhi ndaj gazetares Klodiana Lala, Iris Luarasi kundër Vlora Hysenit: SPAK të hetojë me përparësi çështjen 25 Shtator 2026, 11:1511:15Politike "O kriminel, e gjithë Shqipëria të urren!", Rama qëllohet me vezë në SHBA, krah tij bashkëshortja dhe Taulant Balla (Video) 25 Shtator 2026, 07:3907:39Politike Berisha nxjerr zbuluar Baton Haxhiun: Ti je kumbari i emërimit të Vlora Hysenit në SHISH 24 Shtator 2026, 22:2322:23Politike 'Liderit global' që kërkon Samitin e NATO-s, i shembet piramida e sigurisë! 24 Shtator 2026, 21:4621:46Politike Ish-drejtoresha e SHISH me masë sigurie, Begaj thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare 24 Shtator 2026, 18:3618:36Politike Prrenjasi i thotë “JO” bashkimit me Librazhdin, 17 këshilltarë votojnë kundër 24 Shtator 2026, 16:1816:18Politike