Deputeti i PD Saimir Korreshi ka denoncuar situatën problematike në Krutje. Korreshi ka ndarë video nga Facebook ku shihen pamje të mbetjeve të cilave u është vënë flaka. Një situatë ulëritëse, një katastrofë mjedisore e ka cilësuar deputeti Korreshi, ndërsa i revoltuar është shprehur kritik edhe ndaj Bashkisë, ndërsa dëgjohet duke thënë “po digjen helme o kafshë”. “Çfarë është kjo? Fusha e Plehrave në Krutje. Ditë e premte, ora 11:00 ; se do të bjerë shi dhe oburra ti vëmë zjarrin. Bashkia hajde me mua, shiko këtu. Mirë që po bie shi se u mbyt. Çfarë është kjo kafshëri. Është mbytur zona po helmohen njerëzit”, ka thënë ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Saimir Korreshi

