Skandalet me sjelljen e policëve në protestën studentore duket se nuk kanë fund. Këtë herë, sjellja e keqe ka qenë kundër gazetarit Renaldo Salianji. Policët kanë shtyrë gazetarin Salianji, ndërsa në një moment, drejtuesi i grupit të FNSH-së i drejtohet gazetarit me fjalën “Më plasi se je gazetar”. Kjo nuk është hera e parë që sjellja e efektivëve është problematike në protestën studentore, pasi herë pas here janë vërejtur incidente të dhunës policore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Salianji
