Lajme Zone
Protesta në ditën e 6-të/ Reagon Komisioni Europian: Pakënaqësitë të trajtohen me dialog konstruktiv
PolitikëCNA

Protesta në ditën e 6-të/ Reagon Komisioni Europian: Pakënaqësitë të trajtohen me dialog konstruktiv

Komisioni Europian ka lëshuar një deklaratë lidhur me situ...

Komisioni Europian ka lëshuar një deklaratë lidhur me situatën e ditëve të fundit në Shqipëri me tensione dhe protesta.

KE thekson dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe të jetë proporcional.

Sipas Komisionit Europian, në një vend kandidat, të angazhuar fort në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore. "Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe të jetë proporcional.

Personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi përmes një procesi të rregullt ligjor.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.

Përshëndesim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet.

Në një vend kandidat, të angazhuar fort në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”,-thuhet në deklaratë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.