Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar përmes një videomesazhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama videon e regjistruar dje, duke e akuzuar se po paralajmëron pengimin e drejtësisë. Balliu shprehet se Rama ka deklaruar se shteti do të mbrojë SHISH-in, duke e krahasuar këtë qëndrim me mënyrën se si kryeministri ka vepruar në rastin e Belinda Ballukut. “Rama deklaroi në konferencë se do të pengojë drejtësinë, se shteti do të mbrojë SHISH-in. Pra Rama do të mbrojë Vlora Hysenin. Ky ishte mesazhi që pati Rama merak të dilte nga konferenca e tij. Kryeministri do të bëjë gjithçka për të penguar hetimet e drejtësisë në lidhje E VLORA Hysenin dhe kartelin e AKSHI të Ergys Agasit, siç bëri me rastin e Belinda Ballukut kur pengoi drejtësinë në Kuvend të kryente detyrën. Nuk ka hetim serioz pa pezullimin e Edi Ramës nga detyra”, u shpreh Balliu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

