Lajme Zone
Telashet që i hapi vetes Edi Rama, duke futur MIT-in, shërbimin sekret turk në Shqipëri
PolitikëPamfleti

Telashet që i hapi vetes Edi Rama, duke futur MIT-in, shërbimin sekret turk në Shqipëri

Bëhet fjalë për aktivitetin intensiv të shërbimit sekret turk, MIT, gjatë zhvillimeve të fundit dhe për mënyrën agresive me të cilën kanë vepruar rrjetet e lidhura me të, kryesisht për nxitjen e një fryme antisemite në opinionin shqiptar. Sipas informacioneve, të dhënat e mbledhura nga shërbimi shqiptar ndikuan edhe në shpalljen “non grata” të disa personazheve gjatë muajve të fundit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare / SHISH ngre shqetësim për aktivitetin e shërbimit turk, rrjetet e tij në OJF, media e biznese dhe propagandën antisemite që Ankaraja po përpiqet të shtrijë në opinionin shqiptar... Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku diskutimet u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe sipas rregullave të certifikatës së sigurisë, Shërbimi Informativ i Shtetit duket se ka paraqitur një shqetësim serioz.

Bëhet fjalë për aktivitetin intensiv të shërbimit sekret turk, MIT, gjatë zhvillimeve të fundit dhe për mënyrën agresive me të cilën kanë vepruar rrjetet e lidhura me të, kryesisht për nxitjen e një fryme antisemite në opinionin shqiptar. Sipas informacioneve, të dhënat e mbledhura nga shërbimi shqiptar ndikuan edhe në shpalljen “non grata” të disa personazheve gjatë muajve të fundit.

Ky fenomen ka hyrë thellë në Shqipëri dhe nuk mund të çrrënjoset lehtë. MIT-i, Milli İstihbarat Teşkilatı, përbën një nga shërbimet sekrete më të fuqishme në botë. Ai nuk e fitoi ndikimin vetëm gjatë qeverisjes së Recep Tayyip Erdoganit. Turqia trashëgon një histori dhe një mendësi perandorake, ndërsa shërbimi i saj sekret ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme.

Komuniteti ndërkombëtar i inteligjencës e konsideron MIT-in një shërbim problematik për shkak të metodave dhe shtrirjes së tij. Shqipëria ka ruajtur tradicionalisht marrëdhënie të mira me Turqinë, por shërbimi sekret shqiptar, si gjatë komunizmit, ashtu edhe pas tij, ka shmangur bashkëpunimin e ngushtë me MIT-in.

Kjo drojë lidhet me interesat e forta të Turqisë në Ballkan dhe në hapësirat shqiptare, ku marrëdhëniet e inteligjencës mund të prodhojnë përplasje dhe rreziqe. Në të kaluarën kanë ndodhur incidente të rënda. Sipas të dhënave të kohës, një konsull shqiptar në Stamboll u eliminua me helmim gjatë viteve ’80.

Në Turqi vepronte një diasporë e madhe shqiptare, mes së cilës zhvillonin aktivitet edhe shërbimi sekret shqiptar dhe ai jugosllav. Marrëdhëniet mes shërbimeve nuk u hapën plotësisht as pas viteve ’90, përveç periudhës së Bashkim Gazidedes. Ish-kreu i SHIK-ut krijoi lidhje me strukturat turke, të cilat e strehuan pas vitit 1997.

Strehimi i Gazidedes nga strukturat turke kishte logjikën e vet. Për MIT-in, ish-kreu i shërbimit shqiptar nuk përfaqësonte vetëm një burim sekretesh, por edhe një arketip të narrativës që Turqia kërkonte të shtrinte në hapësirat shqiptare. Gazidede ishte një mysliman radikal, i cili ndihmoi depërtimin e neootomanizmit në inteligjencën shqiptare.

Hakan Fidan, një nga njerëzit më të fuqishëm në Turqi pas Erdoganit, mban sot postin e ministrit të Jashtëm. Përpara kësaj detyre, ai drejtoi MIT-in dhe TIKA-n, agjencinë turke të bashkëpunimit dhe ndihmës, të cilën shumë qarqe e konsiderojnë një instrument të rëndësishëm të ndikimit turk jashtë vendit.

Edi Rama ia hapi derën ndikimit të MIT-it në Shqipëri. Ai ka krijuar marrëdhënie të afërta si me Hakan Fidanin, ashtu edhe me drejtuesin aktual të MIT-it, İbrahim Kalın. Gjatë viteve të fundit, shërbimi turk ka pasur akses në disa operacione në Shqipëri, kryesisht në vëzhgimin e personave dhe strukturave të lidhura me lëvizjen e Fethullah Gülenit.

Turqia ndjek interesat e saj, të cilat në shumë raste nuk përputhen me interesat shqiptare. Ankaraja zhvillon një përplasje të fortë politike me Izraelin dhe kërkon ta shtrijë këtë betejë në vendet ku ushtron ndikim.

Propaganda antisemite që ka hyrë dhe është përhapur në Shqipëri nuk është vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme. Ajo ka depërtuar në struktura që Turqia i mbështet dhe i financon prej vitesh.

Ky aktivitet mund të zhvillohej edhe pa aksesin e drejtpërdrejtë të shërbimit turk, pasi MIT-i zotëron kapacitetet e veta të depërtimit. Megjithatë, Edi Rama ua hapi portat TIKA-s, shoqatave, shkollave dhe bizneseve turke, disa prej të cilave dyshohet se shërbejnë si mekanizma ndikimi të MIT-it. Kjo politikë e lehtësoi ngritjen e një rrjeti më të fuqishëm agjenturor.

Tashmë, ky rrjet shpërbëhet me shumë vështirësi. Ai vepron nëpërmjet OJF-ve, mediave, gazetarëve dhe ekspertëve, por sipas informacioneve të shërbimeve, përbën një rezidenturë të gjerë të ndikimit të MIT-it në Shqipëri./Pamfletimit sherbimi sekret turk edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Si e hodhi Edi Rama “bombën tymuese” në Rinas për të fshehur falimentin e tij në Amerikë 28 Shtator 2026, 12:4612:46Dosja e zezë Prapaskenat drithëruese të operacionit të SPAK ndaj Vlora Hysenit 26 Shtator 2026, 14:1414:14Dosja e zezë SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve 25 Shtator 2026, 14:0814:08Dosja e zezë “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje”/ Gusht 2024, kur Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi vunë SHISH e Policinë kundër Pamfletit 24 Shtator 2026, 19:2519:25Dosja e zezë Klani Agasi ka kapur TV-të/ Ekranet e “shpëlarjes” ndezin motorrët për Gysin dhe “zemrën”; debati zhvendoset te “armiqtë“ e tij 24 Shtator 2026, 17:4717:47Dosja e zezë Media franceze: Skandali në SHISH, prek sigurinë e NATO-s dhe integrimin e Shqipërisë në BE 24 Shtator 2026, 12:0612:06Dosja e zezë