Lajme Zone
Skandali i SHISH-it/ Ish-presidenti: Produkt i mazhorancës, Rama të mbajë përgjejgjësi politike
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i SHISH-it/ Ish-presidenti: Produkt i mazhorancës, Rama të mbajë përgjejgjësi politike

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot çështjet e shumëpër...

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot çështjet e shumëpërfolur të ditëve të fundit të lidhur me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Në një dalje televizive, Topi e cilësoi si një produkt politik dhe një marrëdhënie politike që i ka shërbyer kreut të qeverisë.

Topi u shpreh me nota kritike se Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për çështjen dhe se çdo kandidat duhet të shfaqë garancinë e transparencës para ndërkombëtarëve. “Kjo është një çështje e cila po hetohet. Po hetohet nëse i ka shërbyer krimit të organizuar. Por pa dyshim që ka qenë produkt politik dhe në marrëdhënie politike i ka shërbyer shefit të saj politik. Secili në atë segmentin e administratës që ka bërë të mundur marrjen e certifikatës janë rregullit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Shefi i ekzekutivit duhet të thotë se përgjegjësinë politike e kam unë. Nuk e tha. Mund të jetë rasti i parë në shërbimet sekrete që gjërat degjenerojnë në këtë pikë. Abuzohet kaq shumë me konsiderata që na vijnë nga jashtë. Ti je kryeministri, ti duhet ta kesh garancinë për ndërkombëtaret për transparencën për çdo kandidat. Në rast se një person zgjidhet në terrenin shqiptar zgjidhet sipas kushtetutës dhe ligjeve. Jam i bindur se partnerët ndërkombëtarë ndjehen të zhgënjyer, se informacioni i kualifikuar është i rëndësishëm”,-tha Topi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.