Lajme Zone
Skandali i SHISH dhe masa ndaj Hysenit/ BE mbështet SPAK-un
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i SHISH dhe masa ndaj Hysenit/ BE mbështet SPAK-un

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK-un ...

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK-un dhe punën e drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Qëndrimi i Brukselit është bërë publik pas pyetjeve për çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, deklaroi se Komisioni Europian nuk komenton raste individuale që janë ende në proces.

Megjithatë, ai theksoi se BE vijon të ketë besim te SPAK-u për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.

Çështja e Vlora Hysenit vijon të jetë në proces, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetimet përkatëse./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.