Skandali në Postën e Durrësit është zgjeruar me bashkëshortin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj. Gjykata ka lënë në burg Fetah Matajn, i dyshuar se u kërkonte punonjëseve të Postës nga 25 mijë lekë (të rinj) çdo muaj, në këmbim të mbajtjes së vendit të punës. 44-vjeçari u arrestua tre dite me parë, pas dëshmisë së një prej punonjëseve, e cila gjatë hetimit ka deklaruar se pagesa mujore i kërkohej nga Fetah Mataj.Ai dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Gjykata e Durrësit sot ka ka bërë rivlerësimin e masës së sigurisë. Pas përfundimit të seancës, avokati i Fetah Matajt, Ilia Ilia, kërkoi që hetimi të kalojë te SPAK. LEXO EDHE:Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari nga Durrësi! Ndërronte vazhdimisht banesat në Librazhd për t'i shpëtuar policisë (VIDEO) “Hetimi i kësaj afere është për SPAK, sepse mungojnë 2, 5 milione euro. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje në vazhdimësi edhe nga persona të tjerë që kanë punuar në postë", thotë avokati. Për këtë çështje, ish-drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj, ndodhet në arrest shtëpie. Ajo akuzohet se, duke shpërdoruar detyrën, ka shkaktuar një dëm prej rreth 700 mijë eurosh, para të destinuara për pensione dhe ndihmë sociale. R.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: fetah mataj Elisabeta Mataj posta shqiptare Durres vjedhje Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62.9% Jo 32.8% Nuk e di 4.3% Vota total: 326 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

