Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Skandalet nuk kanë të sosur”/ Mbyllet tubimi i 126-të kundër Ramës, protestuesit: Qeveria nuk është më legjitime


Është mbyllur protesta e 126 kundër qeverisë sot më 3 tetor.

Është mbyllur protesta e 126 kundër qeverisë sot më 3 tetor. Protestuesit e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej, më pas bënë thirrje kundër qeverisë pranë Kryeministrisë. Më tej, marshuan në rrugët e Tiranës, ku bënë thirrje për rrëzimin e qeverisë aktuale, që e cilësojnë si regjim. U bënë thirrje kundër mazhorancës, që e akuzojnë për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar. Protestuesit thanë se skandalet nuk kanë të sosur të qeveritarëve dhe se ajo nuk është më legjitime.

Në fund të protestës, tubimi u mbyll me këngë patriotike, duke bërë thirrje që nesër të ketë më shumë njerëz në shesh. Po ashtu, u la që të ketë një protestë të madhe më 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 protesta