Lajme Zone
Skandal në Botërorin e Peshkimit në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës shfaqet me shtatë yje
SportReport TV

Skandal në Botërorin e Peshkimit në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës shfaqet me shtatë yje

Flamuri i Republikës së Kosovës përbëhet nga harta e vendit në ngjyrë të artë mbi sfond blu dhe gjashtë yje të bardhë të vendosur në hark sipër saj

Flamuri i Kosovës është paraqitur gabim në Kampionatin e 26-të Botëror të Peshkimit të Krapit, që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të shteteve pjesëmarrëse, organizatorët e shfaqën atë me shtatë yje, në vend të gjashtë yjeve që ka flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës. Gabimi është konstatuar në materialin zyrtar të prezantimit të vendeve pjesëmarrëse, ku garon edhe përfaqësuesja e Kosovës. Kampionati po zhvillohet nga 2 deri më 5 shtator në Maqedoninë e Veriut. LEXO edhe...Kosova drejt zgjedhjeve? Çollaku në Report TV: Faji nuk është më i Kurtit, por i opozitës! Flamuri i Republikës së Kosovës përbëhet nga harta e vendit në ngjyrë të artë mbi sfond blu dhe gjashtë yje të bardhë të vendosur në hark sipër saj U.D/ReportTv.al kosove flamuri i kosoves Maqedoni e Veriut Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.1% Vota total: 1179 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?