Përdorues të ChatGPT, Gemini dhe Grok raportuan pasditen e së enjtes probleme në funksionimin e këtyre platformave të inteligjencës artificiale. Sipas faqes Downdetector, numri i raportimeve për ChatGPT u rrit ndjeshëm, ndërsa probleme të ngjashme u raportuan edhe nga përdorues të Gemini të Google dhe Grok të kompanisë xAI. Megjithatë, nuk rezulton që ndërprerjet të kenë nisur në të njëjtën kohë dhe deri tani nuk ka konfirmim se ato lidhen me të njëjtin shkak. LEXO edhe...Nga Suedia në Britaninë e Madhe, studimi zbulon se politikanët po shkruajnë fjalime dhe ligje me inteligjencë artificiale Përdoruesit e Gemini në disa vende raportuan gabime, ngarkim të ngadaltë dhe vështirësi në marrjen e përgjigjeve. Deri tani, Google nuk ka bërë të ditur shkakun e problemeve dhe nuk ka konfirmuar një defekt global. Ndërkohë, probleme pati edhe Grok. Në faqen zyrtare të statusit për aplikacionin Android u publikua një njoftim se kishte probleme me modelet e platformës, ndërsa edhe Downdetector regjistroi mbi një mijë raportime nga përdoruesit. Sipas raportimeve, një pjesë e problemeve me Gemini dhe Grok zgjatën vetëm për një periudhë të shkurtër. Deri më tani nuk ka prova se problemet në këto platforma janë shkaktuar nga i njëjti incident apo se ekziston një problem më i gjerë me infrastrukturën e internetit. U.D/ReportTv.al chatgpt gemini Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1259 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

