Lajme Zone
Negociatat me BE/ Ministri Jaupaj për Report Tv: Po përafrojmë legjislacionin me Unionin! Në fokus Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve, landfillet që po ndërtohen
PolitikëReport TV

Negociatat me BE/ Ministri Jaupaj për Report Tv: Po përafrojmë legjislacionin me Unionin! Në fokus Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve, landfillet që po ndërtohen

Sa i takon menaxhimit të mbetjeve, ministri Jaupaj e cilësoi reformën përkatëse si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, duke theksuar transformimin dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM).

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka deklaruar se Shqipëria duhet të përshtasë rreth 400 akte deri në shtator të vitit të ardhshëm, në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian për mjedisin. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Jaupaj tha se Kapitulli 27 përfshin rreth 90 direktiva dhe rregullore që prekin fusha të ndryshme, nga kimikatet dhe ndryshimet klimatike deri te mbrojtja e mjedisit dhe natyrës. LEXO edhe...Protesta/ Petraj: S’të çon askund, s’ka një ‘kokë’ në krye! Muçi: Dje u përballa me sharje e shtyrje nga njerëz pa uniformë policie brenda Komisariatit! Sipas tij, përmbushja e këtyre objektivave kërkon jo vetëm ndryshime ligjore, por edhe investime në terren, rritje të kapaciteteve njerëzore dhe forcim të monitorimit. Jaupaj bëri të ditur se viti 2027 shënon përfundimin e negociatave teknike dhe synimin për përafrimin 100% të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së në fushën e mjedisit. “Procesi i Pranisë Besnike i PS është i tillë që ne të jemi sa më afër qytetarëve, që të dëgjojmë problematikat që ata kanë. Kapitulli 27 është një nga ata kapituj emblemë të negociatave, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet që kanë negociuar. Janë rreth 90 direktiva dhe rregullore që rregullojnë shumë fusha, duke nisur nga kimikatet, te ndryshimet klimatike, etj, që prekin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik të vendit, por në qenësi edhe mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Ky konglomerat legjislacioni do të duhet të zbatohet në terren, jo vetëm në hartimin e këtyre ligjeve. Këto 90 direktiva e rregullore do të duhet të transpozohen në rreth 400 akte deri në shtator të vitit tjetër, në mënyrë që ne të jemi 100% në rregull me afrimin e direktivave. Por kjo kërkon edhe një lloj investimi në terren, rritje të kapaciteteve njerëzore, të monitorimit dhe investime në disa fusha të caktuara, që kërkojnë një impenjim të madh të vendit. Kapitulli 27, unë bashkë me ekipin, kemi paraqitur disa periudha tranzitore që do i duhen Shqipërisë që të arrijë ato objektiva të BE-së për mjedisin. 2027-a është përfundimi i negociatave teknike, pra përafrimi 100% i legjislacionit”, tha mes të tjerash Jaupaj. Sa i takon menaxhimit të mbetjeve, ministri e cilësoi reformën përkatëse si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, duke theksuar transformimin dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM). Ai tha se kanë nisur investimet në 10 zonat e menaxhimit të mbetjeve, përfshirë mbylljen e landfilleve të vjetra në Vlorë, si dhe projektet për landfillin rajonal të Beratit dhe Dibrës, zgjerimin e landfillit të Bajkaj në Delvinë dhe fazën e tretë të landfillit të Bushatit. Ministri pranoi se vijojnë sfidat në menaxhimin e mbetjeve, veçanërisht në disa bashki bregdetare, ku sipas tij nevojitet rritje e frekuencës së grumbullimit gjatë sezonit turistik dhe përmirësim i modeleve të kontraktimit. “Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve është reforma kryesore që Ministria e Mjedisit po çon përpara. Gjatë këtij viti ne kishim transformimin dhe krijimin e Operatorit Kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, shkurtimisht AKEM. Kemi nisur investimet në të 10 zonat e menaxhimit të mbetjeve. Kur flas për investime, flas për mbylljen e landfilleve të vjetra. Mund t’u jap shembull për mbylljen e landfillit gangren apo emblemë të Vlorës, i cili çdo verë digjej. Gjatë këtij viti nisi puna për mbylljen e këtij landfilli. Jemi duke punuar për krijimin e landfillit rajonal të Beratit dhe të Dibrës. Zgjerimin e landfillit të Delvinës, Bajkaj që quhet ndryshe, apo landfilli i jugut. Do nisim shumë shpejtë projektin për fazën e tretë të landfillit të Bushatit të Shkodrës. Ministria ka rolin e investimeve te pikat fre, ato që quhen landfille, impiante të përpunimit të mbetjeve, etj. Sigurisht ka sfida mjaftueshëm sa i takon çështjes së mbetjeve në territor, e cila lidhet me disa bashki që nuk kanë performuar siç duhet në pjesën e grumbullimit të mbetjeve. Duhet të rritet frekuenca gjatë sezonit të verës, sepse kemi një rritje të madhe të numrit të popullsisë. Por nga ana tjetër, një problem është edhe qasja e qytetarëve në raport me menaxhimin e mbetjeve në përgjithësi. Një pjesë e bashkive bregdetare kanë pasur probleme me menaxhimin e mbetjeve. I kemi evidentuar, kemi kërkuar të bëhen përmirësime në kontrata, ose të ndryshojnë formatin e kontratave, nga kontrata private të krijojnë operatorë publikë”, shtoi ministri Jaupaj. R.Xh/ReportTv.al Ministria e Mjedisit Sofjan Jaupaj studio live Mbetjet landfill bashkite Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.5% Nuk e di 4.1% Vota total: 1334 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?