Një 57-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes postimeve në rrjetin social Facebook. Sipas medias kosovare Sinjali, i arrestuari është Gazmend Halimi, ndërsa rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale. Sipas të njëjtit burim, rasti u evidentua më 2 shtator, pasi Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda mori informacione për disa postime të të dyshuarit. LEXO edhe...Skandal në Botërorin e Peshkimit në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës shfaqet me shtatë yje Halimi dyshohet se kishte publikuar dy video me pamje të kryeministrit Kurti, të shoqëruara me mesazhe kërcënuese. Në njërën prej tyre, sipas raportimit, shkruhej: "Këti duhet me ia dhan plumin në ball", ndërsa në tjetrën: "Ket tradhtar asht dasht me vra në kuvend". Rasti mori një tjetër drejtim pasi hetuesit kontaktuan të dyshuarin me telefon. Sipas Sinjalit, gjatë komunikimit ai dyshohet se kërcënoi edhe efektivët e Policisë që po merreshin me çështjen. Në koordinim me Prokurorinë Speciale, hetuesit, të mbështetur edhe nga Njësia Speciale, arrestuan 57-vjeçarin. Ai u intervistua në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, u dërgua në ndalim për 48 orë. Rasti po hetohet për veprën penale "Kanosje dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës". U.D/ReportTv.al kosove Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1259 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

