Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i masave fleksibile të Brukselit për zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve, EES. Ky afat përfi në 6 shtator dhe kompanitë ajrore i kanë kërkuar Komisionit Europian zgjatjen e tij deri në fund të vitit. Burime të shumta të cituara nga “The Guardian” tregojnë megjithatë se disa shtete anëtarë mund t’i rinisin më gradualisht kontrollet biometrike.
Sezoni veror nuk rezultoi me pritjeje të mundishme në shumë aeroporte europiane edhe pse në rastin më të keq, pati humbje flutuimesh nga ana e pasagjerëve. Industria e aviacionit beson se kaosi u shmang pikerisht për shkak të lehtësimit të rregullave që kërkojnë informacion biometrik, duke përfshirë marrjen e gjurmëve të gishtërinjve të qytetarëve që nuk vijnë nga vende të BE-së.
Luke Petherbridge, drejtori i çështjeve publike në entin tregtar të industrisë së udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Abta, tha se po vazhdonte ta nxise Komisionin Europian qe te lejoje pezullimin e kontrolleve kufitare përtej shtatorit, “duke pranuar se ka ende shumë rrugë për të bërë derisa EES-ja të jetë në funksionim në të gjitha vendet pjesëmarrëse”.
Në disa pika kyçe të kalimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, përfshirë Eurotunnel, Portin e Doverit dhe terminalin Eurostar në St Pancras, pajisjet për regjistrimin biometrik, ende nuk janë plotësisht funksionale. Top Channel

