I paprecedentë ishte akti i djeshëm që ndodhi teksa News24 raportonte live nga protesta para Kuvendit. Aktivisti Edison Lika teksa denonconte live dhunën e policisë ndaj protestuesve, u shoqërua dhunshëm dhe u fut në furgonin e policisë, për t’u lënë i lirë disa orë me vonë. Ai sot, ka treguar ngjarjen në fjalë, dhe detaje nga protesta e djeshme, ku u regjistruan disa incidente. Mes të tjerash Lika tha se nuk do të ketë negociata me Ramën, por do të pranohet vetëm dorëheqja e tij. “Policia po ndiqte njerëz larg Kuvendit. Kur ne po flisnim bashkë në telefon, po tregoja se u dhunuan nga policia dhjetëra njerëz. Kanë pësuar djegie e lëndime, shumë njerëz përfunduan në spital. Kur po flisnim, më marrin telefonin nga dora. Më pas më kapën me forcë. Ishim shumë larg protestës. Kishim 4 aktakuza. Unë nuk isha afër protestës në kohën e arrestimit, nuk pengova qarkullimin rrugor. Pra ishin 4 akuza absurde. Gjatë shoqërimit ka një raport disproporcional, unë dhe disa policë që më marrin zvarrë. Në atë moment mund të ketë një shfaqje të dhunshme. Më pas nga makina deri te shoqërimi, nuk ka pasur dhunë. Edhe policiët e dinin që ajo nuk ishte normale. Ishte një urdhër nga shefi i komisariatit nr. 1, ndaj unë do bëj një ankesë kundër tij. Madje ai merr një send timin personal, siç ishte telefoni. Ndaj i bëj thrirje qytetarëve që të shkojnë të bëjnë kallëzim në AMP nëse shfaqen sjellje të tilla. Në sapo kemi shkuar në mëngjes para Kuvendit, perimetri i sigurisë ishte më i madh. Ata ishin përgatitur për t’u kundërpërgjigjur, kur me të vetmen armë kishim vezët. Na goditën njësoj, si mua dhe një 84 vjeçar. Policia ishte pa filtra, sulmoi njësoj kudo, pavarësisht moshës. Ne nuk kemi përdorur njeri, qytetarët kanë mllef ndaj kësaj qeverie. Dhuna dje ishte me skenar. Madje mendoj se dhe emrat, janë listuar se kush do të shoqëroheshin. Por dje në protestën e pasdites pati më shumë pjesëmarrës, ndaj nuk na mposhtin dot. Dje nuk kam parë asnjë mjet të vetëm piroteknik. Si ka mundësi që nuk kemi një foto të një personi që është me sende piroteknike. Kjo protestë është paqësore.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edison lika
