Lajme Zone
Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro
PolitikëPamfleti

Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro

Grupi kontrovers "Jet Bank" është licencuar nga Banka e Shqipërisë më 31 mars 2026 për aktivitet si banka e vetme e parasë elektronike, me pronar izraelitin Idan Avisha, me anëtarë bordi izraelitët Oliver Hemmer dhe Oliver Hemmer dhe administratore Fatbardha Rinon, me lidhje familjare me një ministre aktuale, që më parë ka qenë ministre Financave.

Jet Bank / Banka e Shqipërisë licencoi 'Jet Bank' më 31 mars 2026 vetëm për para elektronike, por 1 muaj më vonë, izraeliti Idan Avisha filloi të operojë me depozita, kreditime dhe transaksione parash fizike. Pas bankës qëndrojnë rrjetet mashtruese 'Play65' (mbyllur nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit) dhe 'Fortrade'/'FXLider'. Ministri Petrit Malaj ka marrë urdhër nga Rama të mos ndërhyjë. Me urdhër të Edi Ramës, një grup financiar izraelit është futur në sistemin bankar privat në Shqipëri, me emërtimin publik "Jet Bank", i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin tregtar "Jet Albania" dhe i licencuar me emrin "Banka Jet Sh.A" nga Banka e Shqipërisë.

Grupi kontrovers "Jet Bank" është licencuar nga Banka e Shqipërisë më 31 mars 2026 për aktivitet si banka e vetme e parasë elektronike, me pronar izraelitin Idan Avisha, me anëtarë bordi izraelitët Oliver Hemmer dhe Oliver Hemmer dhe administratore Fatbardha Rinon, me lidhje familjare me një ministre aktuale, që më parë ka qenë ministre Financave.

Por 1 muaj pas licencimit si bankë vetëm për aktivitetin e parasë elektronike në Shqipëri, pronari izraelit i "Jet Bank", Idan Avisha, në shkelje të licencës, ka filluar të kryejë aktivitet të parasë fizike në Lek dhe Euro.

Në faqen zyrtare të "Jet Bank" është publikuar thirrja drejtuar qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore për të krijuar depozita, llogari rrjedhëse, transaksione, transferta financiare brenda e jashtë Shqipërisë, kreditime, fonde investimesh, fonde pensionesh e shërbime pagesash fizike, kundrejt interesave dhe tarifave të komisioneve.

Në objektin e veprimtarisë kur u regjistrua si aktivitet dhe në Licencën Nr. 20, datë 31 mars 2026, të dhënë nga Banka e Shqipërisë, "Jet Bank" deklaroi aktivitet të kufizuar vetëm për veprime të parasë elektronike dhe asnjë lloj aktiviteti të parasë fizike.

Por dy javë pas marrjes së licencës, pronarët faktik izraelitë-rusë-maltezë offshorë e anonimë të "Jet Bank", të fshehur pas emrit të pronarit në letra, izraelitit Idan Avisha, shtuan në aktivitetin e bankës dhe veprime e operacione të parasë fizike.

Sipas ekstraktit të ndryshuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në shkelje të ligjit e licencës, "Jet Bank" deklaron se aktiviteti i saj nuk kufizohet vetëm në operacionet e parasë elektronike-dixhitale, por për të gjitha llojet e shërbimeve financiare e në të gjitha format e tyre.

Me paranë fizike, "Jet Bank" kryen aktivitet që lidhet me lehtësimin, strukturimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e transaksioneve financiare; depozita, llogari pagash, menaxhimin e aseteve ose investimeve, financim investimesh e kreditime nevojash të tjera.

Sipas informacionit të "Pamfletit" nga burime brenda Ministrisë së Financave, ministri Petrit Malaj ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama të mos ndalojë aktivitetin e parasë fizike në Lek e Euro që po kryen grupi mafioz izraelit i "Jet Bank".

Dhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, de facto po lejojnë "Jet Bank" të shkelë licencën për kufizimin brenda parasë elektronike, duke kryer aktivitet grumbullimi dhe operacione të parasë fizike.

Jo rastësisht po e kryen vetëm në Lek dhe Euro; që prej 5 vitesh pas ndërhyrjes në Shqipëri të këtij grupi mafioz izraelit me lidhje ruse e malteze offshore, kemi forcim fiktiv të Lekut me 40% në raport zhvlerësimi të Euros.

Hetimet në Izrael e Shqipëri kanë zbuluar se pas bankës së parë elektronike "Jet Bank" qëndron një grup i lidhur me platforma "Forex" të palicencuara dhe një bord drejtues me figura nga rrjetet mashtruese ndërkombëtare offshore, që fshehin 30% të aksioneve në rrjetin "Play65" etj.

Vetë Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit urdhëroi mbylljen e aktivitetit të parasë reale nga "Play65", duke e cilësuar "formë lojrash të paligjshme e mashtruese"; madje kompanive të kartave të kreditit iu dha ultimatum të mos bëjnë transaksione me këtë grup mafioz, tashmë me emrin "Jet Bank" e aktivitet dixhital në Shqipëri.

Pas bllokimit të rrjetit "Play65", izraeliti Idan Avisha i "Jet Bank", me urdhër shefave, u përfshi në rrjetin e tregtimit online "Forex" me platformën "Fortrade", e cila operon edhe me emrin "FXLider" në Shqipëri.

Madje në vitin 2018, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në Shqipëri raportoi për ushtrimin e aktivitetit financiar të palicencuar, por ky raport u zhduk nga Ministri i Financave i asaj kohe dhe nga shefat e Bankës së Shtetit.

Ndërsa prej 3 muajsh, me Licencën Nr. 20, datë 31 mars 2026, të dhënë nga Banka e Shqipërisë vetëm për aktivitet të parasë elektronike, grupi mafioz izraelit ka filluar të kryejë dhe aktivitet të paligjshëm të parasë fizike në Lek e Euro./Pamfleti jet bank para elektronike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë 23 Korrik 2026, 09:0809:08Dosja e zezë SPAK zbarkon në AZHT dhe KKT, dosja "Aruba" çon hetuesit te lejet e kullave dhe investimet strategjike 22 Korrik 2026, 15:5715:57Dosja e zezë SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e Ramës lexon dosjet e hetuesve, 11.2 milionë euro për 'konsulencë' pa garë 22 Korrik 2026, 11:1411:14Dosja e zezë Pasi i vuri në dispozicion policinë, Rama mbron Bashkim Ulajn dhe mashtron hapur për dosjen e Rrjollit 21 Korrik 2026, 17:2817:28Dosja e zezë Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri? 20 Korrik 2026, 15:1015:10Dosja e zezë Doktor Kërrma 20 Korrik 2026, 11:4211:42Dosja e zezë