Lajme Zone
ILDKP dhe deputetët, në pazar për të mos prekur pasuritë!
PolitikëPamfleti

ILDKP dhe deputetët, në pazar për të mos prekur pasuritë!

Të enjten, Kuvendi miratoi rezolutën vjetore për ILDKPKI-në. Dokumenti përmban 11 rekomandime, flet për analiza risku, modernizim të sistemeve, indikatorë performance, sinjalizues, integrim europian, bashkëpunim institucional dhe metodologji të reja.

Foto ilustruese Rezoluta e miratuar nga deputetët flet për metodologji, analiza risku dhe integrim europian, por nuk i kërkon në asnjë pikë ILDKPKI-së të rrisë referimet penale. Ndërkohë, kallëzimet kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa Komisioni Europian kërkon më shumë transparencë dhe verifikime efektive. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), institucioni që ka për detyrë të kontrollojë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duket se është kthyer në një nga institucionet më "komode" për klasën politike.

Të enjten, Kuvendi miratoi rezolutën vjetore për ILDKPKI-në. Dokumenti përmban 11 rekomandime, flet për analiza risku, modernizim të sistemeve, indikatorë performance, sinjalizues, integrim europian, bashkëpunim institucional dhe metodologji të reja.

Por në më shumë se dhjetë faqe rekomandime mungon një element që lidhet drejtpërdrejt me misionin e institucionit: në asnjë pikë deputetët nuk i kërkojnë ILDKPKI-së të rrisë numrin e kallëzimeve penale apo të intensifikojë kontrollet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Rezoluta kërkon që institucioni të "rishikojë dhe përditësojë metodologjitë e verifikimit", të "zhvillojë modelin institucional të mbikëqyrjes së bazuar në analizën e riskut", të "forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional", të "modernizojë sistemet elektronike" dhe të raportojë mbi zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian.

Por askund nuk i kërkohet të prodhojë më shumë rezultate konkrete në luftën kundër fshehjes së pasurisë.

Ky detaj bëhet edhe më domethënës po të shihet krahas statistikave të vetë institucionit.

Sipas raportit vjetor të ILDKPKI-së, gjatë vitit 2025 janë bërë vetëm 16 referime penale dhe referime të tjera.

"Për periudhën raportuese rezultojnë 75 masa administrative me gjobë, si dhe 16 referime penale dhe referime të tjera", thuhet në raportin vjetor.

Por raporti nuk jep asnjë informacion se kujt i përkasin këto 16 raste. Nuk bëhet e ditur nëse mes tyre ka ministra, deputetë, zëvendësministra, kryetarë bashkish apo drejtues institucionesh.

Në vend që të analizojë vitin e fundit, ILDKPKI zgjedh të paraqesë statistika të grumbulluara për më shumë se një dekadë.

"Për periudhën 2014-2025 janë referuar pranë Institucionit të Prokurorisë... 610 subjekte, ku janë përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, titullarë institucionesh, gjyqtarë, prokurorë...", thuhet në raport.

Megjithatë, ky bilanc shumëvjeçar nuk ndryshon faktin se në vitet e fundit numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm.

Që prej drejtimit të institucionit nga Evgjeni Bashari, referimet penale kanë zbritur në nivele minimale, ndërsa nuk rezulton asnjë kallëzim penal ndaj ministrave apo deputetëve, pavarësisht debateve të vazhdueshme publike mbi pasuritë e tyre.

Pikërisht për këtë arsye bie në sy edhe mënyra se si Kuvendi e ka ndërtuar rezolutën. Deputetët kërkojnë më shumë analiza, më shumë metodologji, më shumë tregues performance dhe më shumë raporte, por nuk kërkojnë më shumë hetime apo më shumë kallëzime.

Ndërkohë, edhe Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për punën e ILDKPKI-së.

Në progres-raportin për Shqipërinë, Brukseli thekson se: "Efektiviteti dhe transparenca e verifikimeve të deklaratave të pasurive dhe interesave nga ILDKPKI, përfshirë profilizimin me risk të lartë, duhet të rritet. Deklaratat e pasurive duhet të bëhen publike në internet, në përputhje me kërkesat ligjore. Koordinimi me zbatimin e ligjit duhet të përmirësohet më tej."

Në një tjetër pjesë të raportit, Komisioni Europian kërkon shprehimisht: "ILDKPKI duhet të sigurohet që deklarimet e pasurisë së personave të ekspozuar politikisht të jenë të disponueshme publikisht në internet."

Pra, ndërsa Brukseli kërkon më shumë transparencë, më shumë verifikime dhe koordinim më të fortë me organet ligjzbatuese, Kuvendi shqiptar nuk vendos si prioritet rritjen e goditjes ndaj zyrtarëve që fshehin pasurinë apo shkelin ligjin.

Në fund, rezoluta prodhon një paradoks: institucioni që kontrollon pasuritë e politikanëve merr rekomandime nga vetë politikanët, por mes tyre mungon pikërisht kërkesa për më shumë kallëzime penale. Dhe kjo është arsyeja pse për shumëkënd, ILDKPKI vazhdon të shihet si një institucion ku politika ndihet më e qetë sesa e kontrolluar. /Pamfletipasuri ildkp Dokumenta bashkëngjitur 1 Komente A Arjola 24 Korrik 2026, 21:00 Marin pjesën e vet dhe këto plehra , sepse dhe këto e shohin se e ka mbuluar qenefi këtë.vend dhe thonë KÇK.... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protestuesit i përgjigjen Ramës: S'ka besë për ty, pas dorëheqjes të pret burgu! 24 Korrik 2026, 20:1320:13Politike A hoqi dorë Rama në minutën e fundit nga lëvizjet në qeveri? Peleshi ndryshon sërish axhendën e Kuvendit 24 Korrik 2026, 19:3419:34Politike Bie propaganda e algoritmit, si Rama përdori dhjetëra profile të rreme për të amplifikuar fjalimin 24 Korrik 2026, 18:3918:39Politike Boçi: Rama përdori dhimbjen e një nëne për sulm politik 24 Korrik 2026, 18:2118:21Politike Pushteti zgjodhi nënën e gabuar për të bërë politikë! 24 Korrik 2026, 18:0118:01Politike "Shmangu thelbin e protestës", Tabaku akuza Ramës: Fjalimi nuk fsheh ligjet me porosi dhe interesat klienteliste 24 Korrik 2026, 17:5417:54Politike