Lajme Zone
Revolucioni i Flamingove, zemërimi popullor po shënon fundin e pushtetit të Edi Ramës
PolitikëPamfleti

Revolucioni i Flamingove, zemërimi popullor po shënon fundin e pushtetit të Edi Ramës

Ishulli quhet Sazan. Dikur vendndodhja e një baze ushtarake tepër sekrete, ai është ishulli më i madh i vendit. Pasi mbeti i pabanuar për shumë vite, vegjetacioni dhe fauna lulëzuan, duke e kthyer atë në një rezervat natyror të çmuar.

Protesta / Nga një ndalesë rastësore me jaht në brigjet shqiptare, projekti luksoz i Jared Kushner dhe Ivanka Trump është shndërruar në një nga debatet më të mëdha politike dhe shoqërore që ka përjetuar Shqipëria pas rënies së komunizmit... Në verën e vitit 2021, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po lundronin në Mesdhe me jaht kur ndaluan pranë bregdetit të Adriatikut. Ata notuan drejt një ishulli dhe ecën zbathur nëpër terrenin e tij kodrinor e të thyer. “Kështu e zbuluam!”, do të tregonte më vonë vajza e madhe e presidentit.

Ishulli quhet Sazan. Dikur vendndodhja e një baze ushtarake tepër sekrete, ai është ishulli më i madh i vendit. Pasi mbeti i pabanuar për shumë vite, vegjetacioni dhe fauna lulëzuan, duke e kthyer atë në një rezervat natyror të çmuar.

Për fatin e mirë të çiftit Trump, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në të njëjtin jaht në një nga netët e qëndrimit të tyre. Tre vjet më vonë - dhe rreth dy muaj pas rizgjedhjes së Donald Trump në vitin 2024 - një komitet investimesh i udhëhequr nga Rama dha miratimin paraprak për planet e çiftit për ta shndërruar ishullin në një resort luksoz.

Kjo sipërmarrje shtrihet edhe në tokën pranë një lagune bregdetare, e cila shërben si habitat vendimtar për flamingot, breshkat e detit dhe specie të tjera. Partnerët e çiftit në projekt përfshijnë dy vëllezër nga Katari, financues të zhvillimeve ultra-luksoze në Lindjen e Mesme, dhe një konglomerat shqiptar me aksione në energji, ndërtim dhe turizëm.

Në një intervistë të fundit, Ivanka Trump e përshkroi projektin si “kulmi i të gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i udhëtimeve të mia dhe një reflektim mbi mënyrën se si njerëzit po dëshirojnë gjithnjë e më shumë të jetojnë”.

Por shumë shqiptarë i shohin gjërat ndryshe. Qindra mijëra njerëz i janë bashkuar protestave të përditshme kundër këtyre planeve, në një nga mobilizimet më të mëdha shoqërore që nga fundi i regjimit komunist 35 vjet më parë.

Kryengritja, e quajtur Revolucioni i Flamingove, e merr emrin nga shpendët e egër që shumohen në atë ligatinë. Protestuesit kanë mbajtur flamingo të fryrë dhe pankarta të ndryshme. Kjo lëvizje i ka të gjitha: akuza për krim të organizuar, pretendime për ndikim të huaj dhe një shfaqje kalimtare nga Kanye Ëest.

Për pjesëmarrësit, demonstratat pasqyrojnë zhgënjimin e akumuluar me politikanët që nuk i kanë dhënë vendit një bazë të shëndoshë ekonomike. “Mund ta interpretosh edhe si një demonstratë anti-Trump në kuptimin që kundërshton një sistem të ngjashëm me atë të Trumpit që shohim këtu”, më tha Fatos Lubonja, shkrimtar dhe disident i burgosur gjatë diktaturës: “Vendime qeveritare të marra në fshehtësi, për përfitimin e disave, të motivuara nga para të lidhura me oligarkët”, shton ai.

Bukuria e peizazhit u përket të gjithë shqiptarëve, nënvizoi më tej Lubonja, duke parafrazuar shkrimtarin rus Fjodor Dostojevski: “Dhe bukuria do të shpëtojë botën”. Por Rama, një ish-artist, nuk pranon kritika: “Mua mund të më japin leksione për ekonominë apo shëndetësinë. Por ka një gjë për të cilën askush nuk mund të më japë leksion, dhe ajo është bukuria..”.

Revolucioni i Flamingove ngjan si protesta më e pamundur anti-Trump. Shqipëria, me më pak se 3 milionë banorë, është një nga vendet më pro-amerikane në botë, që kur SHBA-ja kundërshtoi copëtimin e saj në vitin 1920.

Më pas, Uashingtoni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 dhe garantoi sigurinë e saj në një rajon historikisht të paqëndrueshëm. Në 18 muajt që kur Trump u rikthye në pushtet, kam udhëtuar në vende evropiane me lidhje të forta me SHBA-në.

Pyetja që dëgjoj më shpesh është pse amerikanët nuk po organizojnë demonstrata më të mëdha kundër tij, sidomos kur Trump fitoi të paktën 2.2 miliardë dollarë gjatë vitit të tij të parë pas rikthimit, ndërsa po ndjek një luftë jopopullore. Evropianët duan të dinë: Pse njerëzit nuk janë në rrugë çdo ditë?

Në Shqipëri janë. Një vështrim në historinë e afërme të vendit, sugjeron se kjo nuk është aq e pamundur sa duket. Shqipëria u udhëhoq deri në vitin 1985 nga diktatori paranojak Enver Hoxha, frika e të cilit solli ndërtimin e rreth 173.000 bunkerëve, duke ia vlejtur poreofkën “Koreja e Veriut e Evropës”.

Kalimi në ekonominë e tregut pas vitit 1991 ishte i dhimbshëm. Në vitin 1997, kolapsi i skemave piramidale fshiu kursimet e dy të tretave të shqiptarëve. Për shkak të kësaj përvoje, popullsia është shumë e ndjeshme ndaj shenjave të autokracisë.

Familja Trump e shpërfill revoltën, por shënjestra e vërtetë është Rama. Lideri socialist erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe e ktheu Shqipërinë në vend kandidat për në BE. Rama ishte dikur një kritik i ashpër i Trumpit, duke deklaruar në 2016: “Mos e dhëntë Zoti që ai të zgjidhet president i SHBA-së!”.

Tani ai është shumë më mbështetës, duke përshëndetur fitoren e tij në vitin 2024. Rama është përpjekur të përmirësojë ekonominë përmes turizmit, duke thënë: “Ne kemi nevojë për turizëm luksoz ashtu si shkretëtira ka nevojë për ujë”.

Kjo përputhet me ambiciet e Jared Kushner, i cili u shpreh i impresionuar nga ky vizion, duke pranuar se më parë nuk dinte asgjë për vendin dhe errësirën e komunizmit. Nuk është përpjekja e tij e parë në Ballkan. Dhjetorin e vitit të kaluar ai u tërhoq nga planet për një Trump Tower në Beograd, pasi prokurorët e krimit të organizuar atje akuzuan ministrin e kulturës për falsifikim dokumentesh.

Në Shqipëri, investitorët pretendojnë se ndërtimi nuk ka filluar, ndonëse aktivistët thonë se pemët janë hequr dhe dunat janë rrafshuar. Qeveria ndryshoi rregulloret mjedisore në vitin 2024, duke hequr ndalimet e ndërtimit në zonat e mbrojtura, gjë që solli paralajmërime të forta nga Parlamenti Evropian.

Demonstratat filluan në fund të majit, pas një videoje ku rojet private dhunonin një protestues në plazhin e Zvërnecit. “Kjo ishte pika e kthesës”, thotë Ditmir Bushati, ish-Ministër i Jashtëm. “Filloi si mosmarrëveshje për qasjen në det dhe u shndërrua në protestë se kush duhet të vendosë për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Rama deklaroi se investimi nuk do të ndalet. Ndërkohë, protestat u mbushën me teori konspirative. Disa frikësoheshin se toka do të përdorej për risistemimin e palestinezëve (si “Riviera e Gazës”), ndërsa të tjerë e quanin “Ishulli i Epsteinit”.

Kryeministri pretendoi se protestat u rrëmbyen nga aktorë të huaj dhe “armiq të Izraelit”. Javët e fundit, Rama e ka akuzuar Iranin për një “luftë hibride” përmes dezinformimit, akuzë që Irani e ka mohuar. Bushati i hodhi poshtë pretendimet për ndërhyrje të huaj, duke thënë se deri në 200.000 njerëz janë mobilizuar në protesta dhe se vendi jeton i lumtur në orbitën e SHBA-së. Megjithatë, toka në Zvërnec është private, e blerë nga biznesmeni Artur Shehu, pronësia e të cilit kontestohet nga vendasit. Saga u ndez më shumë kur SPAK deklaroi se po hetonte nëse Shehu kishte falsifikuar aktet e pronësisë, si pjesë e një hetimesh më të gjerë për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Çifti Trump dhe partnerët e tyre nuk akuzohen për shkelje dhe premtuan bashkëpunim me drejtësinë. Revolucioni i Flamingove pasqyron pakënaqësinë me institucionet, por edhe një pjekuri demokratike të shoqërisë shqiptare, e cila ka zhvilluar antitrupa ndaj kapjes së shtetit./Pamfleti nga “The Atlantic”revolucioni i flamingove zëmërimi popullor pushteti i edi ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama pranon dështimet në shëndetësi: Të moshuarit presin në radhë që pa dalë dielli për një vizitë me mjekun 24 Korrik 2026, 12:5012:50Politike Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Benzinë për protestën, por do kalojë filtrin e Brukselit 24 Korrik 2026, 12:4912:49Politike Rama pranon dështimet dhe paralajmëron ndryshime rrënjësore: Protesta pasqyrë reflektimi! 24 Korrik 2026, 12:3612:36Politike Rama flet për ndyshime në PS: Njerëzit më parë thoshin ka më keq, tani thonë ka edhe më mirë! 24 Korrik 2026, 12:4212:42Politike Rama mesazh ministrave dhe deputetëve të PS: Bulevardi i flamingove hapi epokë të re 24 Korrik 2026, 12:3312:33Politike "Forca e protestës, më imponuese sesa figura ime", Rama e pranon: Edhe socialistët pjesë e protestës në shesh! 24 Korrik 2026, 12:2812:28Politike