Mes zhurmës së protestave, postimeve dhe përpjekjeve për ta shtyrë narrativën në qendër të algoritmit, SPAK i përgjigjet thjeshtë mediave ndërkombëtare, nuk ka hetim për dhëndrin e Trump.
A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?- është pyetja e drejtuar nga media amerikane Fox News për SPAK.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion në një përgjigje zyrtare sqaron se SPAK nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt që përfshin Jared Kushner. Megjithatë prokuroria thotë se ka nisur një hetim i cili ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me Kushner dhe se detaje të mëtejshme nuk mund të bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor.
Përgjatë muajit qershor SPAK i është përgjigjur interesit të NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS News London, The Times e të tjera duke i kthyer diskutimet nga zhurma politike te faktet procedurale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet jared kushnerSPAK
