Lajme Zone
Nuk ka “Besë” dhe propagandë që ndal revoltën kundër qeverisë, qytetarët për të 55-tën ditë në shesh
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk ka “Besë” dhe propagandë që ndal revoltën kundër qeverisë, qytetarët për të 55-tën ditë në shesh

Protesta e sotme zhvillohet në një moment politik të rëndësishëm. Vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pranoi se kishte dëgjuar mesazhet e protestuesve dhe deklaroi se qeveria do të reflektojë mbi kërkesat e tyre. Ai paralajmëroi gjithashtu dy platforma të reja, mes tyre edhe platformën "Besa", të cilat, sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Nis protesta qytetare Pak orë pasi kryeministri premtoi reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve dhe paralajmëroi dy platforma të reja, protestuesit dolën sërish në rrugë, duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës. Ka nisur protesta e ditës së 55 antiqeveritare në Tiranë. Si çdo mbrëmje gjatë javëve të fundit, qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Protesta e sotme zhvillohet në një moment politik të rëndësishëm. Vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pranoi se kishte dëgjuar mesazhet e protestuesve dhe deklaroi se qeveria do të reflektojë mbi kërkesat e tyre. Ai paralajmëroi gjithashtu dy platforma të reja, mes tyre edhe platformën "Besa", të cilat, sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Por reagimi në shesh duket se shkon në drejtimin e kundërt. Protestuesit thonë se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria. Rama prezanton dokumentin "Besa": Aleancë me flamingot, jo luftë me to

24 Korrik, 13:39 Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Në marshimin drejt Kryeministrisë dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama ik!", "Dorëheqje!" dhe "Shqipëria nuk dorëzohet!", ndërsa organizatorët përsërisin se protesta do të vijojë çdo ditë, pa ndërprerje.

Pavarësisht deklaratave të bëra nga kryeministri pas mbledhjes me socialistët, protesta nuk ka shfaqur shenja tërheqjeje. Përkundrazi, organizatorët e konsiderojnë daljen e përditshme në rrugë si mjetin e vetëm për të ushtruar presion ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: largimin e Edi Ramës nga pushteti.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr i madh në Himarë, vijon beteja me flakët edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë 24 Korrik 2026, 17:4117:41Aktualitet Rrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 krerë dele 24 Korrik 2026, 16:2716:27Aktualitet “Nuk ka negociata me Ramën”, aktivisti: Reflektimi i vërtetë i kryeministrit gjendet në 5 pikat e protestuesve! 24 Korrik 2026, 15:2815:28Aktualitet Gjyqi ndaj Ols Dados, mbrojtja e Veliajt: Gjykata shmangu pyetjen nëse prokurori është emëruar sipas Kushtetutës 24 Korrik 2026, 15:2015:20Aktualitet “Më tërhoqën zvarrë 10 efektivë”, aktivisti Edison Lika: Do ankohem në AMP për shefin e Komisariatit Nr. 1 24 Korrik 2026, 15:0315:03Aktualitet Moti i keq përfshin Korçën, era e fortë rrëzon një pemë 24 Korrik 2026, 15:0115:01Aktualitet