Lajme Zone
S’ka fund dhuna: 30-vjeçari durrsak goditet me kaçavidë në gjoks
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

S’ka fund dhuna: 30-vjeçari durrsak goditet me kaçavidë në gjoks

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me armë të ftohtë. I riu është goditur me një kaçavidë në pjesën e kraharorit dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar me shpejtësi, duke i detyruar mjekët ta fusin menjëherë në sallën e operacionit.

Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Përmes verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor dhe efektivat e policisë ndodhen edhe pranë ambienteve të spitalit, ndërsa kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt të dhunshëm.