Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“S’ka dialog, jep dorëheqjen”/ Studentët dhe pedagogët i refuzuan ftesën, Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë dhe kërcënon: Kush dëmton, do të paguajë!


Pasi i dështoi dje ftesa për dialog, pasi studentë dhe pedagogë refuzuan ftesën, vjen sërish reagimi nga Rama. Ky i fundit pasi ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, theksoi se ka një mijë e një pakënaqësi, por asgjë sipas tij nuk e justifikon dhunën.

Pasi i dështoi dje ftesa për dialog, pasi studentë dhe pedagogë refuzuan ftesën, vjen sërish reagimi nga Rama. Ky i fundit pasi ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, theksoi se ka një mijë e një pakënaqësi, por asgjë sipas tij nuk e justifikon dhunën. Mes të tjerash ai shtoi se shtrin dorën për dialog për secilin që mendon ndryshe nga ai, ndërsa kujtoi se do të paguhen çdo dëm i shkaktuar nga protesta. “Ka një mijë e një pakënaqësi, halle e probleme, mund të ketë dhe një mijë e një arsye, por asnjë arsye se justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun, mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, që kanë një shtëpi të përbashkët, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna është e pajustifikueshme. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë, apo ata që janë të terrorizuar nën trysninë e dhunës. Distancohuni nga dhuna. Çdo dhunues do të marrë përgjigje, përgjigja nuk do të vonojë, do të jetë ligjore, financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet kur të tjetër kanë të drejtë të qëndrojnë nën qiellin e përbashkët.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb