Lajme Zone
Situatë serioze në Rrëshen! Flakët pranë disa banesave, evakuohen 4 familje
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë serioze në Rrëshen! Flakët pranë disa banesave, evakuohen 4 familje

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Tenë, në afërsi të Rrëshenit.

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Tenë, në afërsi të Rrëshenit. Pamjet nga vendi tregojnë një sasi të madhe tymi që ngrihet mbi zonën malore, ndërsa flakët janë përhapur në sipërfaqe me bimësi dhe pyje. Për shkak të situatës, 4 familje janë evakuuar nga zona e rrezikuar. Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së tij.