Lajme Zone
Në pikun e vapës, Polici shtyn me duar Range-Roverin e ngecur në mes të rrugës
Të tjeraJOQ Albania

Në pikun e vapës, Polici shtyn me duar Range-Roverin e ngecur në mes të rrugës

Një moment ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në rrugët e Tiranës është filmuar ditën e sotme. Një efektiv i Policisë Rrugore është parë duke shtyrë me duar një Range Rover, i cili kishte mbetur i bllokuar në mes të rrugës te fabrika e miellit.

Efektivi nuk mjaftohet vetëm me orientimin e trafikut, por afrohet te automjeti dhe së bashku me drejtuesin e largon nga rruga, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi.

Shkaku i ndalimit të mjetit nuk dihet, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gatishmëria e policit për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar, pavarësisht temperaturave të larta dhe vapës së fortë.

Videoja është dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka zgjedhur të vlerësojë publikisht efektivin, duke shkruar: “Një respekt për policin e qarkullimit të Tiranës, shefin Jetnor Shira.”