Pamje nga zjarri në Pukë Përkeqësohet situata nga flakët në Pukë. Tre banesa raportohet se janë djegur në lagjen “Pepaj”, ndërsa banorët po evakuohen për shkak të rrezikut. Situata nga zjarri në Gojan të Madh të Pukës është përkeqësuar ndjeshëm pasditen e sotme, me flakët që kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri pranë banesave në lagjen “Pepaj”.
Tre banesa janë djegur, ndërsa për shkak të rrezikut nga përhapja e mëtejshme e zjarrit ka nisur evakuimi i banorëve të zonës.
Banorët po largohen nga shtëpitë e tyre dhe po zhvendosen në zona më të sigurta. Më herët, një pjesë e tyre kishin nxjerrë jashtë banesave orendi dhe sende të tjera, në përpjekje për t'i shpëtuar nga flakët që po afroheshin me shpejtësi.
Shpërthime municionesh mes flakëve
Situata në terren paraqitet e rrezikshme edhe për forcat që po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll. Në zonën e përfshirë nga flakët janë raportuar shpërthime të njëpasnjëshme të municioneve të vjetra ushtarake.
Shpërthimet shtojnë rrezikun për banorët dhe ekipet e angazhuara në operacion, ndërsa terreni i vështirë po pengon gjithashtu ndërhyrjen nga toka.
Në zonë janë angazhuar forca zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e tjera.
Flakët kërcënojnë lagjen “Pepaj”
Re të dendura tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa vatra e zjarrit vijon të përbëjë rrezik për lagjen “Pepaj”. Situata mbetet dinamike dhe ekziston shqetësimi se flakët mund të përhapen drejt objekteve të tjera.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Po ashtu, mbetet për t'u përcaktuar bilanci i plotë i dëmeve materiale dhe sipërfaqja e përshkuar nga zjarri.zjarri ne puke Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vrasja e turistit, ‘Principote’ në Mykonos: S’kemi asnjë lidhje me beach-barin në Ksamil, kanë përdorur në emrin tonë ilegalisht! 21 Gusht 2026, 16:2016:20Aktualitet Momente dramatike në Pukë/ Flakët jashtë kontrollit, shpërthejnë municione të vjetra pranë banesave; evakuohen banorët 21 Gusht 2026, 16:0516:05Aktualitet Përhapet zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje 21 Gusht 2026, 14:5514:55Aktualitet Tensione para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat Vatës përplaset me gazetarët: Nuk ma ndjen fare 21 Gusht 2026, 14:2814:28Aktualitet Kush është Igli që bën “vezën e kuqe” në qeverinë “Rama” dhe pse Kryeministri nuk e mbajti fjalën 21 Gusht 2026, 12:5812:58Aktualitet Turqia e akuzon për terrorizëm, Apeli në Shqipëri lë në burg 32-vjeçaren turke 21 Gusht 2026, 12:5512:55Aktualitet

