Lajme Zone
Situatë kritike në Ulëz/ Zjarri i afrohet banesave në fshatin Lundre, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë kritike në Ulëz/ Zjarri i afrohet banesave në fshatin Lundre, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situata vijon të jetë kritike në fshatin Lundre të Ulëzës, ku flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë zonën e banuar.

Situata vijon të jetë kritike në fshatin Lundre të Ulëzës, ku flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë zonën e banuar.

Sipas banorëve, ndërhyrja nga toka është praktikisht e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe thatësirës, ndërsa zjarri vijon të përhapet në drejtim të banesave.

Banorët shprehen të shqetësuar se, në këto kushte, ndërhyrja nga ajri mbetet alternativa kryesore për të frenuar flakët dhe për të mbrojtur shtëpitë.

Ata bëjnë apel për ndërhyrje urgjente me helikopterë, duke theksuar se deri në momentin e raportimit nuk është bërë ndërhyrje nga ajri.

“Është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit. Nuk është bërë ndërhyrje nga ajri.”

Flakët vijojnë të përbëjnë rrezik për banesat dhe banorët e fshatit Lundre, ndërsa kërkohet një reagim sa më i shpejtë i strukturave të emergjencave.

JOQ Albania publikon shqetësimin e banorëve dhe apelin për ndërhyrje urgjente, me shpresën që flakët të izolohen përpara se të shkaktojnë dëme në banesa dhe prona. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)