Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë. Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës. Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata po monitorohet me dronë. Nga kjo situatë raportohet se një vajzë është plagosur nga gurët.
