Lajme Zone
Situatë dramatike nga zjarret në fshatrat Zimaj dhe Rras, flakët përfshijnë hapësira të mëdha me pyje (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania

Situatë dramatike nga zjarret në fshatrat Zimaj dhe Rras, flakët përfshijnë hapësira të mëdha me pyje (VIDEO)

Një situatë kritike është regjistruar këtë të hënë në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku zjarre me përmasa të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zimaj dhe Rras.

Një situatë kritike është regjistruar këtë të hënë në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku zjarre me përmasa të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zimaj dhe Rras. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga terreni, situata paraqitet dramatike dhe duket se ka dalë tërësisht nga kontrolli. Vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi të madhe e ndihmuar nga erërat dhe terreni i thyer malor, duke “përpirë” sipërfaqe të tëra me pyje dhe kullota. Flakët intensive po i afrohen me shpejtësi varrezave dhe kishës së zonës, duke rritur alarmin te banorët lokalë se flakët mund të rrezikojnë shtëpitë e tyre.