Top Story rikthehet sonte në ekranin e Top Channel, duke çelur sezonin e ri me një dosje që ngre pikëpyetje mbi pronën, pretendimet për të dhe vendimmarrjen e institucioneve shtetërore. Gjatë verës, shumë histori nisën, të tjera morën kthesa, ndërsa disa pyetje mbetën pezull. Pyetje që nuk u mbyllën me përfundimin e gushtit dhe që kërkojnë ende përgjigje.
Në sezonin e ri, Top Story rikthehet me dokumente, dëshmi dhe investigime, duke vendosur përballë fakteve çështje që kanë interes publik dhe pyetje që nuk mund të mbeten pa përgjigje.
Dosja e parë e këtij sezoni mban emrin “Palasa”.
Në qendër të saj është një sipërfaqe e madhe toke në zonën e Palasës, dy pretendime mbi të, një konflikt dhe një vendim i shtetit.
Kush e humbi tokën? Si nisi përplasja dhe çfarë tregojnë dokumentet? Çfarë roli kanë pasur institucionet dhe mbi çfarë baze është marrë vendimi i shtetit?
Dokumentet dhe faktet e dosjes “Palasa” do të zbërthehen në puntatën e parë të sezonit të ri të Top Story-t. View this post on Instagram A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch) Top Channel

