Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Alarm në Krastë të Krujës, flakët përhapen me shpejtësi! Rrezikohen rreth 20 banesa, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri


Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara. Sipas raportimeve të banorëve të zonës për BalkanWeb, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit.

Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara. Sipas raportimeve të banorëve të zonës për BalkanWeb, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit. Banorët shprehen të shqetësuar për përmasat e flakëve dhe thonë se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, përballimi i një zjarri të përmasave të tilla me vetëm një mjet është i pamundur. Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe mbështetje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave. Zona e Krastës është përballur edhe më herët me vatra të fuqishme zjarri, të cilat kanë rrezikuar banesa dhe zona pyjore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kraste zjarr