Pas episodeve të dhunës të regjistruara të shtunën në kryeqytet, situata në Tiranë paraqitet e qetë dhe lëvizja vijon normalisht.
Pavarësisht rikthimit të qetësisë, një pjesë e madhe e bizneseve në zonat e prekura kanë mbajtur qepenat ulur dhe dyert e mbyllura, në një situatë që vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të një nate më parë.
Ndërkohë, qarkullimi në kryeqytet vijon pa probleme të raportuara, ndërsa qytetarët kanë rifilluar aktivitetet e tyre të përditshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ministria e Arsimit

