Reshjet intensive të shiut kanë krijuar problematika në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku lëvizja e automjeteve është vështirësuar për shkak të grumbullimit të ujit në aksin rrugor.
Situata ka sjellë vështirësi edhe për qytetarët që lëvizin në këtë zonë, ndërsa drejtuesit e automjeteve përballen me probleme në qarkullim.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit të Vlorës, situata paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk raportohen problematika të tjera të konsiderueshme nga reshjet e shiut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet
