Dëmtimi i pronës publike dhe private gjatë protestave, sipas avokatit Edmond Petraj, tregon se shoqëria shqiptare vijon të ketë probleme me kulturën demokratike dhe respektimin e ligjit.
Në Neës Line në ABC News, ai kërkon zgjerimin e paketës së masave të prezantuar sot nga kryeminsitri Rama, duke propozuar masa administrative edhe për vepra që dënohen deri në 7 vite burg, me bindjen se gjobat dhe ndëshkimi financiar mund të jenë më efektive për të frenuar sjelljet e dhunshme.
“Ne kemi edhe shumë probleme, jemi një popull që nuk dimë të jetojmë në demokraci. Është sëmundje e njerëzve që cdo gjë që iu del para duhet ta prishin, duhet ta dëmtojnë dikë që mos ecë para. Paketa ligjore duhet zgjeruar edhe për masa të tjera, që edhe vepra deri në 7 vite të kenë një masë administrative, vetëm pjesa e shumë monetare i rëndon në xhep cdo personi.
Cdo kujt i djeg te pjesa financiare. Janë disa meme që qarkullojnë në rrjete sociale ku vjen i thotë polici do dalësh dhe i burgosuri kundërshton se i thotë këtu kam drita ujë, ushqim etj” u shpreh Petraj./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet DhunëEdmond Petrajligjmasaprotesta

