Lajme Zone
Situata e zjarreve në vend, vatra aktive në disa zona; forca të shumta dhe mjete ajrore në terren
PolitikëPamfleti

Situata e zjarreve në vend, vatra aktive në disa zona; forca të shumta dhe mjete ajrore në terren

Situata e zjarreve vijon të mbajë të angazhuara forcat operacionale në disa qarqe të vendit, ku ndërhyrjet po zhvillohen njëkohësisht nga toka dhe ajri. Vatra aktive raportohen në zonat e Tiranës, Krujës, Patosit, Përmetit, Dibrës dhe Devollit, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën në vazhdimësi.

Operacione në Tiranë, Krujë, Patos, Përmet, Dibër dhe Devoll. Në Gurë-Lurë forcat janë pozicionuar pranë banesave që mund të rrezikohen... Situata e zjarreve vijon të mbajë të angazhuara forcat operacionale në disa qarqe të vendit, ku ndërhyrjet po zhvillohen njëkohësisht nga toka dhe ajri. Vatra aktive raportohen në zonat e Tiranës, Krujës, Patosit, Përmetit, Dibrës dhe Devollit, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën në vazhdimësi.

Në Dajt vijon puna me 22 forca të MZSH-së dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, të mbështetura nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë me katër automjete zjarrfikëse dhe mbështetje nga dy helikopterë. Sipas të dhënave të raportuara, në të dyja zonat aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

-30 efektivë të Forcave të Armatosura në Drenie

Operacioni kundër flakëve vijon edhe në Drenie, në bashkinë Patos. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse së bashku me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në mbështetje të operacionit është vendosur edhe një autoambulancë ushtarake.

-Disa vatra aktive në Krujë

Situata në Krujë po ndiqet në disa vatra. Në Abazë po operojnë forcat tokësore, 57 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në lagjen Bojë, njëra prej vatrave po trajtohet nga toka, ndërsa për një tjetër vatër, e cila ndodhet në terren të vështirë, është angazhuar një helikopter i Forcës Ajrore. Pranë banesave janë pozicionuar gjithashtu tre automjete zjarrfikëse.

Ndërhyrjet vijojnë edhe në Krastë–Halil, ku aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

-Terren i vështirë në Nëmerçkë dhe Dhëmbel

Forcat operacionale po përballen me terren të vështirë malor në Nëmerçkë dhe Dhëmbel, në bashkinë Përmet, ku vijon puna për kontrollin e vatrave të zjarrit. Në të dyja zonat, sipas informacionit të raportuar, nuk ka rrezik për banesat.

-Operacion i gjerë në Gurë-Lurë, forcat pozicionohen pranë banesave

Një prej operacioneve më të rëndësishme po zhvillohet në Gurë-Lurë, në bashkinë Dibër. Në terren janë angazhuar forcat e MZSH-së, Policia e Shtetit, strukturat bashkiake, ADZM-ja, shërbimi pyjor, vullnetarë dhe AKMC-ja.

Operacionit i janë bashkuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë Air Tractor, të cilët po mbështesin nga ajri përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.

Forcat janë pozicionuar pranë banesave që mund të rrezikohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

-Zjarr edhe në malin e Moravës

Në malin e Moravës, në bashkinë Devoll, vijon puna e forcave operacionale në zonën e mbrojtur me pyll pishe. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të mbrojtjes civile.

Zhvillimi i vatrave po vlerësohet në kohë reale, së bashku me nevojën për përforcimin e kapaciteteve tokësore dhe ajrore. Angazhimi i forcave do të vijojë deri në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të çdo vatre aktive.zjarret vend 1 Komente A A. B. 12 Gusht 2026, 22:57 Palaço, në vend që të bëje avionë zjarrfikës i fale ekzakt 7.3 milion palo Uestit. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi qytetar 12 Gusht 2026, 21:2021:20Aktualitet “Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua”, i riu nga protesta godet deklaratën e Ramës: Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare! 12 Gusht 2026, 21:1121:11Aktualitet “Kërkojmë një Shqipëri normale”, aktivistja: Edi Rama të hetohet si një nga politikanët më të korruptuar! 12 Gusht 2026, 21:0621:06Aktualitet Nga ‘Flamingot’ në Shqipëri te ‘Lakers’ në SHBA, familja Kushner sërish në qendër të polemikave 12 Gusht 2026, 20:4220:42Aktualitet Përkeqësohet situata e zjarreve, flakë marrin përmasa të mëdha në rrethinat e Tiranës 12 Gusht 2026, 20:2820:28Aktualitet “Rinia është e ardhmja”, qytetarët mbajnë fjalime para Kryeministrisë: Duam një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë 12 Gusht 2026, 20:2420:24Aktualitet